TIRANE - Të gjithë operatorët ekonomikë dhe shoqëritë koncesionare që merren me riciklimin e vajrave të përdorur në vend, nuk plotësojnë standardet e duhura sipas kushteve të Bashkimit Europian. Sipas një konntrolli të Task-Forcës, të Ministrisë së Mjedisit rezultoi se “Operatorët ekonomikë të cilët janë të pajisur me leje mjedisore nuk disponojne impiant për trajtimin dhe riciklimin e vajrave të përdorura sipas standartit të BE.
Këta operatorë nuk janë të pajisur me liçensën për kryerjen e këtij aktiviteti. Teknologjia për trajtimin dhe riciklimin e vajit të përdorur, nuk plotëson normat dhe kriteret sipas çertifikatës ISO. Çisternat dhe depozitat nuk janë konform standarteve të BE. Mungojnë paisjet për marrjen e masave në rastet e aksidenteve industriale.
Stafi që merret me administrimin e vajrave të përdorur,të cilët janë mbetje shumë të rrezikshme nuk janë të kualifikuara” shkruhet në raportin e Ministrisë së Mjesidit. Në zbatim të urdhrit të ministrit për vajrat e përdorur kjo ministri bën me dije se brenda dhjetë ditësh të gjithë këta operatorë duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës për tu pajisur me licensën e duhur, nëse nuk ndoh kjo do të merren masa deri në pezullim të aktivitetit.
"Nga 18 subjekte,janë 7 subjekte që janë pajisur me leje mjedisore pë trajtim dhe riciklim. Problemi është që impiantet e tyre janë jashtë standardeve të BE. Këto janë të pa pajisura me licencën 32B , që nga teknologjia, punonjësit e kualifikuar, vendet ku i kanë të përcaktuara për të ushtruar këtë aktivitet", thotë Alfred Deshati, drejtor i kontrrollit të Mjedisit.
Po sipas drejtorit Deshati në vend ka vetëm kompani që importojnë vajrat e përdorur dhe jo prodhues. Sipas rregullit këto kompani janë të deryruara që të lidhin kontrata me menaxhues të licensuar për transportimin dhe trajtimin e vajit të përdorur. "Deri në 2014 duhet të paktën të gjithë importuesit të sigurojnë 80 për qind të asaj çfarë shesin, ta sigurojnë që ta mbledhin.
Në të kundërtën këto subjekte do të ndalohen për të kryer përpunimin e vajit. Unë mund të them përafërsisht është 40-50 mijë ton që është një sasi e konsiderueshme dhe është një mbetje shumë e rrezikshme", thotë drejtori i kontrolli të mjedisit në këtë ministri.
Shoqëritë koncensionarë edhe pse janë me Autorizim Mjedisor rezultuan një sërë problemesh, si: Ambalazhimi i vajrave nuk përmban simbolin që tregon rigjenerimin, rikuperimin dhe asgjësimin e kontrolluar të tyre. Grumbullimi dhe transportimi i VP-ve nuk plotëson të gjithë paramatrat teknike.
Shoqërite konçensionare duhet që të lidhin kontrata me subjekte të cilët janë të liçensuar nga MMPAU konform ligjit dhe VKM në fuqi. Nuk raportohet rregullisht pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit për sasinë dhe grumbullimin e vajit të përdorur” shkruhet në raportin e task-forcës.
FIER, KONTROLL NË PIKAT E SERVISEVE PËR VAJRAT E PËRDORUR
Problemet me vajrat e përdorura kanë bërë që edhe Agjencitë Rajonale të Mjedisit në rrethe të angazhohen për kontrolle të detajuara të pikave të servisit. Në qytetin e Fierit, Agjensia rajonale Mjedisore është fokusuar në verifikimin e mbetjeve spitalore dhe në kontrollin e pikave të serviseve për vajrat e përdorur.
Sipas drejtorit të kësaj agjencie, Sajmir Hoxha, si mbetjet spitalore, edhe vajrat e përdorur, klasifikohen si mbetje shumë të rrezikshme për shëndetin. "Spitalet, qendrat shëndetësore, ambulancat, serviset, ofiçinat dhe të gjitha subjektet që përdorin këto vajra të rrezikshme duhet të lidhin kontratë me këto kompani", tha Hoxha, sipas të cilit, nga kontrollet e ushtruara, situata mjedisore paraqitet problematike, pasi megjithë detyrat e lëna dhe udhëzimet e qarta për asgjësimin dhe trajtimin e këtyre mbetjeve, ato vazhdojnë të jenë shqetësim.
"Momentalisht jemi fokusuar te spitalet, klinikat, serviset dhe subjektet që gjenerojnë vajra të përdorur dhe gjëndja lë shumë për të dëshiruar. Mbetjet spitalore vazhdojnë të digjen në ambjente të hapura duke ndotur mjedisin, ndërsa vajrat derdhen në ambjente dhe mjedise publike. Ato nuk përpunohen nga firmat e specializuara për këtë qëllim", tha Hoxha.
Ndonëse në vendin tonë ekzistojnë kompani që merren me ricilikim e vajrave dhe mbetjeve, duket se funksioni i tyre nuk është i plotë. Pasi edhe në raportin e Ministrisë së Mjedisit ka rezultuar që firmat ricikuese të vajrave dhe mbejteve, që operojnë në vendin tonë nuk poltësojnë standardet e duhura.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com