Mungesë informacioni, shtrëmbërim të së vërtetës e shfrytëzim për motive politike. Kështu e përkufizojnë drejtuesit e kompanive ricikluese debatet e forta që shoqëruan ligjin e mbetjeve.
Në Panairin e Riciklimit, kompanitë paraqitën llojet e mbetjeve që i nënshtrohen riciklimit dhe lëndët e para e produktet që përftohen prej tyre.
Të gjitha të certifikuara e konform çdo protokolli sigurie.
''Mungesë informacioni dhe shfrytëzim politik i momenteti, Kjo është gjëja më e keqe e klasës politike tonën, që është e gatshme të sakrifikojë ekonominë e Shqipërisë vetëm për të fituar pikë'', u shpreh një riciklues.
''Mungesa e informacionit vjen sepse zëri i grupit të interesit nuk është dëgjuar aspak'', u shpreh një tjetër riciklues.
''Të gjithë ata që kanë dalë në media nuk janë të informuar. Nuk kanë qenë asnjëherë në një fabrikë reciklimi'', deklaroi një riciklues.
Ligji i ri parashikon importimin e disa llojesh metalesh, plastikash dhe kartonësh.
Ndërkohë ricikluesit përjashtojnë çdo mundësi që ato të përmbajnë elementë të rrezikshëm.
Sipas operatorëve të industrisë së riciklimit, në kushtet aktuale pjesa më e madhe e tyre rrezikonte falimentimin, pasi në mungesë të lëndës të parë, impiantet punojnë vetëm me 25% të kapaciteteve.
[gallery]18965[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO