Ricikluesit: Qeveria të trajtojë
metalet, kartonin dhe plastikën 

Ricikluesit: Qeveria të trajtojë<br />metalet, kartonin dhe plastikën 
TIRANË - Shoqata e Ricikluesve reagoi sot lidhur me vendimin e qeverisë për importin e mbetjeve urbane.

Ajo ka kërkuar nga “Ministria e Mjedisit, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi që në amendimet e ligjit të gjenden modalitetet e duhura që metalet, kartoni dhe plastika të trajtohen si lëndë të para për industrinë e riciklimit, në përputhje të plotë me ligjet dhe rregullat e vendeve të Bashkimit Evropian, ku ne aspirojme të aderojmë”.

Ndërkohë, Shoqata e Ricikluesve shprehet dakord me amendimin e neni nr.22 për të ndaluar importimin e mbetjeve urbane të përziera edhe për qëllim incerimi për energji.

“Nëse qeveria nuk do të marrë në konsideratë propozimet tona, atëhere ndalimi i menjëhershwm i importit të lëndëve të para për industrinë e riciklimit do të sillte pasoja shumë të rënda deri në falimentim të saj”, shprehet Shoqata përmes një deklarate për shtyp.

Më tej, Shoqata thekson se “në kushtet kur në vend menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane lë shumë për të dëshiruar, sepse nuk bëhet ndarja në burim, industria e riciklimit është e detyruar të plotësojë një pjesë të domosdoshme të nevojave me lëndë të para kryesisht nga vendet e BE dhe rajonit”.
 
Shoqata thekson gjithashtu se “interesi dhe tendenca e industrisë së riciklimit është që të përdorë lëndë të parë të vendit”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot