Ridel "Sporti Shqiptar", dje
i mungoi tregut mediatik
Drejtuesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë deklaruan se privatisht jane informuar se ka pasur probleme me pagat, por zyrtarisht ende nuk kane asnjë shkresë zyrtare. Çipa: Në shumë media, audivizive dhe te shtypit te printuar gjendja financiare është shumë e rënduar.
TIRANE- Gazeta më e vjetër sportive në Shqipëri i ka mungur dje tregut mediatik, ndërsa sot ka qenë e pranishme.
Faqet online, respublika dhe gazeta Tema komentuan dje mosbotimin e gazetës si pasojë e një proteste të gazetarëve, për shkak të mos marrjes së pagës dhe pushimit nga puna brenda një dite nga botuesi Koço Kokëdhima. Ndërkohë që ishte vënë në pikëpyetje dalja e “Sportit shqiptar” për ditën e sotme.
Drejtuesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, të cilët janë informuan mbi gjëndjen nga gazetarë, anëtarë të këtij unioni, sqarojnë se nesër është caktuar të zhvillohet një takim me drejtuesit e gazetës dhe administratorin e gazetës.
“Dje u shqetësuam pse nuk doli gazeta. Morëm kontakt me kolegët gazetarë, pjesë e unionit tonë. Privatisht jemi informuar se ka pasur probleme me pagat, por zyrtarisht ende nuk kemi asnjë shkresë zyrtare. Nesër do marrim takim me ta”- deklaroi kryetari i Unionit të Gaztarëve Shqiptarë, Aleksandër Cipa në një prononcim telefonik për shqiptarja.com.
Nga redaksia e gazetës Sporti Shqiptar shpjegohet se mosdalja në treg e gazetës, ditën e djeshme, ndodhi për shkak të një problemi të brendshëm, por nuk pranojnë të japin detaje të tjera. Nga kjo redaksi konfirmohet se gazeta do të vazhdojë të jetë në tregun mediatik.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp Unioni të Gazetarëve Shqiptarë deklaronte dje se ishin informuan mbi gjëndjen edhe “nga gazetarë që janë anëtarë të këtij unioni” dhe se “Është situata më e rëndë në 10 vitet e fundit”
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë se situata është shumë e rëndë dhe nesër në një konferencë për shtyp pritet të japin detaje
“Unioni konstaton se në shumë media si audiovizive ashtu dhe të shtypit të printuar gjëndja financiare paraqitet shumë e rënduar dhe për këtë shkak Unioni i gazetarëve, nesër në orën 11.30 në konferencë për shtyp do të japë statistika për reduktimet e stafeve redaksionale në disa të përditshme dhe për vonesa të jashtëzankoshme të pagave mujore në disa tv lokale."- deklaroi zoti Çipa.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04
-
Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë
27 Nëntor, 23:04
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56