Evazion fiskal në bregdet me fatura 'fake'

Në ditët e para të fillimit të sezonit veror, baret dhe restorantet në bregdet kanë filluar abuzimet me kuponët tatimor. Në redaksinë e Report TV kanë mbërritur denoncimet e para, nga qytetarë të cilët kanë kuptuar faktin se bizneset ju kanë dhënë fatura “fake”.

Në pamje të parë kuponi i lëshuar është krejt normal por në të vërtetë ai është një kupon pa vlerë ligjore dhe jo tatimor, pasi nuk njihet vlera e TVSH-së prej 20%. Kuponi i lëshuar është jo i rregullt, pasi në të nuk shkruhet emri i biznesit, adresa, NIPT-i i tij, nuk është e shkruar fraza “kupon tatimor”, vlera pa TVSH, apo numri i regjistrit elektronik i faturës. Të gjithë këto janë pjesë përbërëse të një kuptoni të rregullt. Ndërsa në faturat që janë sjellë në Report TV, të gjithë këto detaje mungojnë dhe në të janë të paraqitura vetëm ora, data, numri i tavolinës dhe porositë e bëra me vlerën e tyre.

Bizneset që po kryejnë evazion fiskal që në ditët e para të hapjes së sezonit turistik janë edhe një hap para administratës tatimore e cila po punon për implementimin e sistemit të ri për kontrollet në terren. Ndryshe nga vitet e kaluara inspektorët tatimor këtë vit do të jenë të pajisur me tabletë dhe GPS- si një alternativë e përzgjedhur për të shmangur ryshfetet në terren. Inspektorët do të gjurmohen për vendndodhjen e tyre dhe administrata Tatimore në çdo kohë do të evidentojë vendndodhjen si dhe kohën e qëndrimit në subjekt, apo edhe masat që merr ndaj biznesit.

Ky projekt ishte parashikuar të vihej në zbatim në fillim të muajit mars, por pandemia e shtyu për në Korrik. Edhe këtë vit fokusi do të jetë tek baret dhe restorantet, e kryesisht ato të bregdetit, për shkeljet tatimore të tilla si, mos-lëshimi i kuponit tatimor, biznes i paregjistruar në QKB, deklarimi i punonjësve apo edhe mos-mbajtja në punë e kasës fiskale. Synimi kryesor është ulja e informalitetit, i cili në vitin e kaluar nga kontrollet e bëra rezultoi të ishte në nivel 40%.

Kuponi pa vlerë ligjore, pasi s'njihet vlera e TVSH-së prej 20% dhe nuk ka numër NIPT-i

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 14/06/2020 19:44

    Po kush leshon kupon tatimor ne bregdet?! Po te ishte ndonje hallexhi qe nuk ka paguar dritat ne vend ja kishin prere. Po per evazionin e te perkedhelurve te pushtetit nuk ka asnje problem. Sot u ktheva nga Dhermiu. Ne Drimadhe asnje biznes nuk leshon kupon. Po ti kerkosh kupon atij te supermarketit tek rrethrrotullimi ne Drimadhe te sheh sikur i ke share nenen...! Harroje te marresh kupon per cadren e paligjshme.

    Përgjigju
  • Lui: 14/06/2020 15:20

    Kjo lloj fature ka shume vjet qe perdoret. Dhe jo vetem ne bregdet, por ne shume restorante ne Tirane dhe gjithandej.. Tani u kujtuat ju te medias te denonconi kete gje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor