Rifillon së shpejti edicioni i 6-të
i DWTS, ja kush do ta prezantojë

Rifillon së shpejti edicioni i 6-të<br />i DWTS, ja kush do ta prezantojë
Dy javë përpara fillimit të edicionit të 6-të të garës së kërcimit mes VIP-ave, Dancing With The Stars Albania, janë bërë me dije moderatorët e spektaklit. Ndërsa Amarda Toska e ka prezantuar edhe më parë, këtë vit në pistën e vallëzimit do ta shoqërojnë si bashkëprezantues dy djemtë që drejtojnë emisionin “3JAT” në Mad Tv.

Rudi dhe Mateo njihen për humorin dhe spontanitetin që i karakterizon në moderim, gjë që me siguri do ta pasqyrojnë edhe në projektin e tyre të rradhës. Amarda Toska e ftuar në emisionin  tyre u ‘ankua’ për Ermalin si bashkë-prezantues, nisur dhe nga eksperienca që kanë patur bashkë, kjo sepse aktori i humorit refuzon të punojë me skenar.

Ami nga ana tjetër donte ta tërhiqte nga ana e formalitetit dhe strukturës, por nuk e përmblidhte dot. Duket se këtë vit bukuroshja do të ketë të njëjtin problem me Rudin dhe Mateon. DWTS do të fillojë më 15 tetor me një kast të përzgjedhur yjesh.
DWTS
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi