Rigjallërohet telefonia fikse, rritet numri i pajtimtarëve që preferojnë paketat trefishe

Rigjallërohet telefonia fikse, rritet numri i pajtimtarëve që preferojnë paketat trefishe

Telefonia fikse ka regjistruar rritje të numrit të pajtimtarëve në tremujorin e fundit të vitit 2018. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse, në fund të dhjetorit të vitit të shkuar, regjistronte 248 mijë, që përbën një rritje me 1.11% në krahasim me tremujorin e tretë 2018 dhe një rritje me 0.4% në krahasim me tremujorin e katërt 2017.

Duket se një pjesë e mirë e pajtimtarëve kanë të integruar me telefonin fiks edhe shërbime të tjera si interneti apo edhe paketat e televizionit dhe është kjo arsyeja kryesore pse përdorin rrjetet fikse.

“Numri i pajtimtarëve me akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T4 2018 arriti në rreth 361 mijë, që përbën një rritje me 8.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 22.7% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2017. Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3-mujorit të katërt 2018 arriti në rreth 224 mijë, një rritje kjo me 4.3% në krahasim me tremujorin e tretë 2018 dhe rritje me 13.3% krahasuar me tremujorin e katërt 2017”, – thuhet në raportin e AKEP.

I njëjti vlerëson se numri i pajtimtarëve me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 48% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara, ndërsa 40% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 12% me paketa “Internet dhe TV”.

Në fund, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vlerësuar se 5. 62% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të tremujorit të katërt 2018 ishin pajtimtarë me paketa të integruara (Telefoni/Internet/TV), ku 30% janë me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV)./ Monitor

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut