TIRANE - Më 25 shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e Ermir Dervishit, i akuzuar për “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, për të cilat Gjykata e Kavajës e shpalli fajtor dhe e dënoi me 20 vite burgim, në mungesë. Kushtetuesja argumentoi ligjërisht vendimin, duke thënë se gjatë gjykimit të tij ishin shkelur procedurat e gjykimit në mungesë.
KËRKESA E DERVISHIT
Më 30 janar të vitit 2012, i akuzuari për vepra të rënda penale, 42-vjeçari Ermir Dervishi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Kavajës, Gjykatës së Apelit Durrës dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Ka qenë Gjykata e Rrethit të Kavajës e cila dënoi me 20 vite burgim Dervishin, ku gjatë procesit gjyqësor, avokati mbrojtës kërkoi të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit të Durrësit dhe rekursin në Gjykatën e Lartë.
Një vit më vonë, më datë 28 mars të vitit 2002, Apeli i Durrësit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Kavajës. Po atë vit, më 25 tetor 2002, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit në dhomë këshillimi. Katër vite më vonë, më 18 prill të vitit 2006, Prokuroria e Kavajës lëshoi urdhër-ekzekutimin e vendimit për arrestimin e Ermir Dervishit, i cili u vu në pranga më 3 nëntor të vitit 2011 në Tiranë nga agjentët specialë të RENEA-s.
42-vjeçari Dervishi, pretendoi në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese, se në të gjitha shkallët e gjykimit i ishte cenuar e drejta për një process të rregullt ligjor. Më konkretisht, Dervishi theksonte në kërkesën e tij, se gjatë gjykimit në mungesë i ishte cenuar e drejta për t’u dëgjuar, ndërkohë që sipas tij, ai ndodhej jashtë shtetit dhe nuk i fshihej drejtësisë.
Së dyti, i ishte mohuar e drejta e mbrojtjes, pasi nuk ishte njoftuar në mënyrë efektive për procesin gjyqësor, duke u mbrojtur nga një avokat i caktuar kryesisht dhe jo i zgjedhur prej tij. së treti, Dervishi pretendoi se nuk i ishte dhënë mundësia që të dëgjoheshin argumentet e tij dhe të ballafaqohej me dëshmitarët e akuzës.
ARGUMENTIMI I KUSHTETUESES
Njoftimet efektive për zhvillimin e seancave të procesit gjyqësor dhe mohimi i të drejtës për t’u mbrojtur kanë qenë pikat kryesore në argumentimet ligjore të dhëna nga Gjykata Kushtetuese, në vendimin e zbardhur.
Në këtë të fundit, thuhet se Ermir Dervishit I është mohuar e drejta për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u përballur me dëshmitarët e akuzës. “E drejta e një personi të akuzuar, për të qenë i pranishëm në seancën dëgjimore të akuzave të ngritura kundër tij, është thelbësore për një proces të drejtë.
Kjo përfshin jo vetëm praninë fizike, por edhe aftësinë për të dëgjuar dhe ndjekur procedimet, për të kuptuar provat dhe argumentet, për të orientuar përfaqësuesit ligjorë dhe për të dhënë fakte. Shteti ka detyrimin për ta njoftuar të pandehurin në mënyrë efektive dhe të përshtatshme për seancën dhe të marrë masa për të siguruar praninë e tij.
Po ashtu, një nga kriteret e gjykimit të drejtë është edhe e drejta e çdokujt, të akuzuar për një vepër penale, për t’u mbrojtur efektivisht nga një mbrojtës ligjor, e drejtë e cila nuk humbet edhe pse personi i akuzuar penalisht nuk ndodhet vetë personalisht në gjyq” – thuhet në vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese. Këto shkelje, sipas vendimit, duke u nisur dhe në bazë të precedentëve të mëparshëm, janë të mjaftueshme për rikthimin e çështjes për gjykim.
Ermir Dervishi
RENEA e arrestoi në Tiranë në vitin 2011
Më 3 nëntor të vitit 2011, agjentët e specialëve RENEA kapën në zonën e Freskut në Tiranë, Ermir Dervishin, i njohur si një prej miqve më të ngushtë të anëtarëve kryesorë të Bandës së Durrësit.
Aksioni policor për kapjen e tij u realizua rreth orës 21:00 të mbrëmjes, ku forcat RENEA rrethuan pallatin 7-katësh, ku Dervishi jetonte prej shumë vitesh. Ai ishte shpallur në kërkim që nga viti 2001, duke mbajtur këtë status për dhjetë vite më radhë.
Dervishi akuzohet për vrasjen e Gentian Duros me të cilin kish pasur më parë shoqëri, të cilin e qëlloi për vdekje në Kavajë në vitin 1998.
Pas prangosjes së tij, policia tha se Ermir Dervishi njihej për miqësinë dhe lidhjet e tij me Bandën famëkeqe të Durrësit, por që roli i tij nuk u sqarua kurrë. Gjatë hetimeve nuk u provua se ai kishte kryer vepra penale për llogari të bandës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com