Rihanna ka çuditur dje me shëtitjen e saj me fustan gjumi në ngjyrë vjollcë të çelët.

Rihannën jemi mësuar ta shohim gjithmonë duke thyer rregullat në lidhje me stilin e saj, por me këtë fustan duket se këngëtarja ka pasur si qëllim që të tregojë format e saj seksi.

rihanna

Me flokët kaçurrela të mbledhura në mënyrë të çrregullt dhe pak tualet të freskët, ajo nuk duket e sapongritur nga gjumi.

Rihanna ka veshur disa bizhu ngjyrë “gold” të mëdha dhe atlete konversa.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)