Pasi shfaqi tatuazhin e saj të ri në kyçin e dorës, këngëtarja me famë botërore, Rihanna,  ka fluturuar nga Nju Jorku drejt Brazilit.

Ajo ka takuar këngëtaren Shakira për të realizuar një set fotosh për revsitën “Vogue”.

Dy këngëtaret kanë bërë të ditur se kënga “Can't Remember To Forget You” do të publikohet më 13 janar.

rihanna, shakira

Bashkëpunimi mes Rihannës dhe kolumbianes Shakira pritet të jetë pjesë e albumit të ri të kësaj të fundit.

Në koverin e revistës dy këngëtaret bukuroshe shfaqen të kuruara, ndërkohë që janë veshur me të zeza.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)