Jo gjithmonë fansat të mbështesin në atë që ti bën.

I tillë ka qenë rasti i këngëtares së njohur Rihanna, të cilën e ka goditur një fans i saj me shishe.
Ajo është detyruar menjëhere të kërkojë ndihmë mjekësore.

Rihanna, e cila po largohej nga një klub nate së bashku me Cara Delevigne, është goditur nga një fans i saj mashkull duke i lënduar gjurin.
Përveç Rihannës është lënduar dhe truproja i saj, i cili u mundua të kapte djaloshin që kishte goditur yllin e popit.

Sipas mediave amerikane në momentin që djali ka vepruar kundër këngëtares i ka bërtitur në lidhje me të dashurin e saj Chris Brown.

Këngëtarja këto ditë ka qenë e pranishme në Londër gjatë eventit “London Fashion Week”, ku ka prezantuar dhe koleksionin e saj të parë të veshjeve.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com