Këngëtarja e njohur Rihanna është shprehur përsëri në lidhje me ribashkimin e saj me këngëtarin Chris Brown.
Sipas të përitshmës “The Sun” këngëtarja bukuroshe ka thënë se reperi Brown nuk është një përbindësh, ashtu si të tjerët e përshkruajnë.

“Ai tani ka ndryshuar. Nuk grindemi më me njëri-tjetrin. Ne flasim për shumë gjëra dhe kemi mësuar të kuptohemi”- ka thënë ylli i muzikës Rihanna.
Çifti Rihanna dhe Brown janë përflour së shumti për lidhjen e tyre sidomos pas rikthimit të tyre pasi Chris ushtroi dhunë mbi këngëtaren në vitin 2009.

Por tanimë ajo e ka falur dhe ata janë së bashku. Në 25 vjetorin e lindjes së Rihannës ata janë fotografuar së bashku në një plazh në “Hawai” ku dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin.

Gjithashtu vetë bukuroshja nga ishujt Barbados ka postuar foto në rrjetin social Twitter ku duket mjaft e lumtur për rikthimin e saj me reperin e njohur.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com