Kur vjen puna tek moda, (dhe jo vetëm), ylli i muzikës Rihanna, vendos standarde dhe na hedh poshtë çdo rregull që mund të kemi patur të ngulitur në mendjen tonë, për të na treguar edhe një herë se moda dhe stili nuk kanë rregulla.
Ja disa nga herët që Riri na ka 'shashtisur' me performancat e saj ekstravagante dhe guximtare dhe përsëri të duket sikur nuk është munduar fare.