Gashi është një nga reperët shqiptarë, suksesi i të cilit sa vjen e rritet. Ai ka publikuar disa bashkëpunime me emra të njohur të ‘Hollywood’ dhe këto janë pritur shumë mirë nga publiku.
Së fundmi, nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’, Gashi lajmëroi projektin e tij të rradhës, i cili mund të jetë me Rihanna-n dhe dj me famë ndërkombëtare, DJ Snake.
Reperi është penduar dhe e ka fshirë videon për ta mbajtur sekret këngën e re deri në momentin e publikimit të tij, megjithatë ‘Xing.al’ ka mundur të sigurojë një foto të postimit. Ndoshta Gashi do të jetë pjesë e albumit më të ri të Rihanna-s, ‘R9’, megjithatë presim të shohim detajet e reja nga vetë artistët.