Sa herë që shfaqet në publik ajo ka diçka të veçantë për të rënë në sy.

Bëhet fjalë për këngëtaren Rihanna, e cila këtë herë ka “goditur" sërish duke u shfaqur topless.

Bukuroshja nga Barbadosi ka pozuar vetëm me mbathje për revistën “Vogue Brazil”.

rihanna

Ajo është shfaqur me pesë lloje të ndryshme bikinish teksa ka pozuar për një fotograf brazilian.

Rihanna është dukur seksi dhe e tonifikuar duke mos i lënë më vend imagjinatës së meshkujve.

Së fundmi këngëtarja ka qenë mjaft e zënë me promovimin e këngës më të re në bashkëpunim me këngëtaren Shakira me titull “Can't Remember To Forget You”.

(B.T/shqiptarja.com)