Rihanna për Chris Brown, lidhja
pas skandalit dhe marrëdhënia sot

Rihanna për Chris Brown, lidhja<br />pas skandalit dhe marrëdhënia sot
Rihanna mund të jetë padyshim një nga femrat më të adhuruara dhe të lakmuara, për vetë natyrën e saj moskokëçarëse, stilin e çmendur të jetesës dhe marëdhënien spontane me meshkujt, por në fakt e vërteta është shumë më ndryshe.

"Njerëzit kanë krijuar këtë imazh për mua, por unë nuk jam siç mendojnë ata", rrëfeu 27-vjeçarja nga Barbadosi për Vanity Fair. I dashuri i fundit 'zyrtar' për Ririn, ishte Chris Broën në vitin 2012.

Ajo pranoi se të dy u rikthyen përsëri bashkë edhe pas skandalit të dhunës në 2009-ën. "Unë isha ajo vajza që mendonte se isha e destinuar të kaloja një dhimbje kaq të madhe, sepse disa njerëz janë bërë më të fortë se të tjerët". Por mori fund për një arsye:

"Mendoja se isha një nga ata njerëz që janë krijuar për të përballuar gjëra të tilla. Mbase unë isha 'ëngjëlli mbrojtës' për atë person, duhet t'i qëndroja pranë kur nuk ishte mjaftueshëm i fortë, kur nuk e kuptonte botën, kur kishte nevojë për dikë që ta inkurajonte pozitivisht dhe t'i thoshte fjalët e duhura. Mendoja se mund ta ndryshoja, 100%. Isha shumë protektive ndaj tij. Ndjeja se njerëzit nuk e kuptonin. Edhe më pas... E di, me kalimin e kohës kupton që në këtë situatë, ti je armiku. Ti do më të mirën për ta, por nëse i kujton dështimet e tyre, ose nëse i rikujton momente të këqija ën jetën e tyre, ose edhe kur i thua që je e gatshme të pranosh gjërat e gabuar tek ai...ata fillojnë të mendojnë më pak për ty, sepse e dinë që ti nuk e meriton atë që do të të ofrojnë. Dhe nëse fillon të pranosh gjërat e gabuara, mbase po fillon të pranosh që ti e meriton diçka të tillë dhe pikërisht në atë moment unë thashë, 'Oh, sa budallaqe u tregova që mendova se isha ndërtuar për t'i përballuar këto gjëra'. Ndonjëherë duhet thjehst të largohesh. Tani nuk e urrej atë. Do t'i uroj të mirën derisa të vdes. Nuk jemi miq, por as armiq. S'kemi ndonjë marrëdhënie specifike tani."

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi