Këngëtarja e njohur Rihanna, tanimë edhe një femër që meret edhe me modë, ka promovuar koleksionin pranveror të veshjeve në shfaqjen e brendit të modës “River Island” .

Të hënën në mbrëmje këngëtarja nga ishujt Barbados është fotografuar në Londër, veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të zezë, i cili ka nxjerrë në pah format e saj të tonifikuara.

rihanna

25 vjeçarja e ka prezantuar fillimisht këtë koleksion në shfaqjen e modës në “London Fashion Week”, ku u vlerësua pozitivisht nga kritikët e modës.

Rihanna njihet për stilin e veçantë në të veshur dhe ka dashur të tregojë se ajo di të bëjë më shumë sesa kaq.

rihanna

Më pas Rihanna ka përshëndetur me qindra fansa të pranishëm jashtë duke i falenedruar për pjesëmarrjen dhe duke i dhuruar puthje.

Rihanna ka thënë për mediat se Britania ka fëmijët më modernë në të veshur dhe se ato inspirojnë shumë stilistë në fushën e tyre.

rihanna

Më tej ajo është shprehur se frymëzimi për këtë koleksion ka ardhur nga veshjet e saj.

(b.t/shqiptarja.com)