Këtë herë është stili i saj i veshjes që ka tërhequr vëmendjen e paparacëve.
Këngëtarja nga ishujt Barbados është fotografuar ditën e djeshme veshur bardh e zi, me një veshje super komode, ndërsa thonjtë i kishte të lyer në ngjyrë të zezë dhe mbante të vëna shumë bizhuteri.
Kostumi i saj me një çmim prej 315 dollarësh ishte marë nga koleksioni i fundit në ceremoninë e hapjes sw tij nga grupi i famshëm i modës DKNY, i cili përfshin veshje të viteve 90-të, një nga stilet i cili mbetet i parapëlqyer nga shumë njerëz dhe në ditët e sotme.
Rihanna të enjten do të nisë turin e saj “Diamond World Tour” në Nju Jork.
Bukuroshja 25 vjeçare nuk ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Chris Brown, i cili ndodhet në Los Angeles.
Së fundi ata kanë lëshuar deklarata në lidhje për njëri-tjetrin ku thonë se marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë.
Rihanna dhe Chris janw njw nga çiftet më të përfolura të ekranit për shkak të lidhjes së tyre e cila ka kaluar shumë luhatje. (b.t/shqiptarja.com)