Ajo ftoi për bashkëpunim udhëheqësit e shteteve më të fuqishme, si kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeaux apo zëdhënësin e qeverisë gjermane, Steffen Seibert, që të hynin në bisedime e ta mbështesnin për çështjen e fëmijëve të paarsimuar.
Kjo pasi 264 milion fëmijë nuk shkollohen dhe për këtë Rihanna ua drejtoi thirrjen e saj të gjithë liderave botërorë.
Lidhur me këtë nismë të saj, dje Rihanna takoi presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte Trogneux.
Pas takimit, Macron postoi në Twitter premtimin se po i përkushtohet çështjes së arsimit, të cilën e cilësoi si një sfidë botërore.
“I përkushtuar me Global Citizien, Clara Lionel Foundation dhe Rihanna-n për të mbledhur fonde për edukimin. 264 milion fëmijë nuk ndjekin shkollë: le të fillojmë sfidën!”, shkroi Macron.
Rihanna nga ana e saj e falenderoi çiftin presidencial përmes rrjeteve sociale, duke postuar foto me ta dhe një status në Tëitter, ku thotë se ndihet mirënjohëse për pasionin me të cilin ata e trajtuan çështjen.
“Faleminderit zotit President Emmanuel Macron dhe Madamës Zonjë e Parë, për takimin e jashtëzakonshëm dhe pasionin për çështjen e arsimimit global dhe çështjen e arsimimit të vajzave.”
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com