Është e çuditshme të shikosh këngëtaren Rihanna të mbuluar me shumë rroba në koncertet e saj, pasi gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë atë me veshje ekstravagante dhe performanca provokuese.

Por kur bëhet fjalë për kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe me një kulturë ndryshe dhe me rregulla strikte edhe Rihanna është e gatshme ti respektojë ato.

rihanna

Këngëtarja nga Barbadosi ka performuar në Abu Dabi ditën e djeshme, ku u shfaq më e veshur se kurrë.

Në një kohë që me veshjen ishte në rregull, këngëtarja nuk ka lënë mbrapa lëvizjet e saj seksi gjatë interpretimit në skenë dhe gjestet të cilat jemi mësuar ti shikojmë shpesh nga ajo.

Aktualisht Rihanna po meret me turin e saj muzikor në vende të ndryshme të botës dhe shpeshherë ajo ndan foto argëtuese me adhuruesit në rrjetet sociale.

rihanna

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)