Fredi Beleri i 'padëshiruar' në Tiranë, qytetarët e presin me protesta! Goditet me vezë e kos! I kujtojnë ‘Masakrën e Peshkëpisë: Rrugaç! Rama nuk e takon

Tirane-   Një pritje të pakëndshme i kanë rezervuar disa qytetarë Fredi Belerit, I cili ndodhet në Tiranë si një ndër 10 eurodeputetët që ndodhen në Tiranë në kuadër të takimit të 18-të të komisionit ndërparlamentar të stabilizim asociimit.

Tre incidente u shënua me të gjatë kohës që ai hynte dhe dilte nga kryesia e Kuvendit ku delegacioni mbajti takim me deputetët e PD-së dhe të PS-së.  Ndërsa një grup të rinjsh protestuan me pankarta në duar.

Teksa vinte 30 minuta me vonesë në takimet që delegacioni i PE po zhvillonte në Kryesinë e Kuvendit, disa qytetarë i kujtuan atij Masakrën e Peshkëpisë, dhe njërin prej ushtarakëve që humbën jetën, në një prej ngjarjeve më të rënda për të cilën eurodeputeti grek është akuzuar gjithnjë.

A e mban mend Fatmir Shehun?! Rrugaç! Turp të kesh, kush të bëri ty deputet! I tha një qytetar.

Qytetari i kujtoi Belerit Masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur në 10 prill 1994, ku 7 persona të armatosur dhe me uniforma ushtrie sulmuan një repart ushtarak shqiptar në rrethin e Gjirokastrës e ku ranë dëshmorë ushtarët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Vetë Fredi Beleri nuk iu përgjigj por nxitoi të hynte në kryesinë e Kuvendit, duke kërkuar ndihmë për ta orientuar se nga ku do të hynte.

Të njëjtët i kishin rezervuar të tjera vezë pranë “Europa House”. 

Pas bisedimeve me grupet parlamentare, disa orë më vonë, teksa dilte nga Kryesia e Kuvendit, Fredi Belerin e prisnin edhe 2 protesta. Një qytetar e gjuajti me vezë dhe i hodhi kos, si shenje revolte ndaj asaj që sipas tij Beleri përfaqëson.

“I ka shpëtuar burgut me procedura Duhet të ishte në burg. Harruat 200 mijë shqiptarë të larguar nga Greqia se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës? Ky ka vrarë dhe sot vjen këtu e na imponohet e na bën karshillëk me ndihmën e evropianëve. Ka vjedhur vota. Provoni ju të vidhni një votë. Sot duhet të kishim protestë. Pse nuk ngriheni në protestë sot duhej të ishit në protestë. Hodha kos e vezë por do të hidhja plehra’ tha protestuesi. 

Mendimin e shqiptarëve për Fredin Belerin ia kujtuan eurodeputetëve edhe këta të rinj që kishin zgjedhur mënyrën e tyre të protestës.

Beleri nuk përfaqëson Evropën” thuhet në mesazh.

Të njëjtët i kishin rezervuar të tjera vezë pranë “Europa House”.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama nuk e priti në kryeministri delegacionin e eurodeputetëve por shkoi në hollin e hotelit ku po qëndronin për t’i uruar mirëseardhjen. Në këtë takim mungoi vetë Fredi Beleri i cili nuk pranoi të komentonte pse nuk u mbajt takimi.

Fredi Beleri do të qëndrojë në Tiranë me delegacionin e Parlamentit Evropian deri të mërkurën, teksa do të marrë pjesë në punimet dyditore të  takimit të 18-të të komisionit ndërparlamentar të stabilizim asociimit. Paraditen e sotme delegacioni zhvilloi takime me grupet parlamentare. Socialistët ritheksuan edhe një herë momentin historik që shënon hapja e negociatave, ndërsa demokratët kërkuan ndihmë pasi sipas tyre mazhorancë u refuzon hetimin parlamentar, ndërsa shprehën shqetësimin për zgjedhjet.

Fredi Beleri është një nga të akuzuarit e masakrës së Peshkëpisë, por çështja u mbyll nga SPAK në 2021 për mungesë provash, ndërsa kreu dënimin me 2 vite burg për vjedhje votash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
Vezë dhe kos drejt Belerit, Bardhi i PD akuzon: Sulmi fizik u orkestrua nga Edi Rama

kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e quajti sulm të orkestruar nga Edi Rama incidentet ndaj Fredi Belerit.

"Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike. 

Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.  Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.

Ora 13:21
VIDEO/ Incident në kryesinë e Kuvendit, Fredi Beleri goditet me vezë e kos nga një qytetar

Tirane- Incident në kryesinë e Kuvendit. Fredi Beleri goditet me vezë nga një qytetar.  Pasi e ndoqi i hodhi dhe kos. Incidenti ndodhi pasi Fredi Beleri dhe eurodeputetët dolën nga takimi me grupet parlamentare në Kryesi.

I shpëtoi burgut me procedura, se duhej të ishte në burg. 200 mijë shqiptarë I dëbuan nga Greqia se shkelën kufirin për bukën  gojës ndërsa ky ka vrarë gjithë ato njerëz e kur vjen puna vjen këtu na bën karshillën në ndihmë të Europianëve? Ka vjedhur vota. Pse nuk ngriheni në protestë sot duhej të ishit në protestë’ tha ai. 

Nuk është kjo protesta e parë e Dilaver Nelës.I vetëm në mënyrë simbolike, me dy bidonë ujoi bosh dhe një pankartë në të cilën shkruhet "Shqipëria = 1 depozitë”, Nela protestoi edhe ditën kur Meta doli në GJKKO.

 Për Report Tv ai shpjegon edhe motivin e kësaj proteste dhe përse zgjodhi të protestojë pikërisht në ditën që Meta doli para Gjykatës. Ai thotë se poltikanët kanë bërë pasuri marramendëse e ndërkohë shqiptarët kanë ende ujë me fasha orare.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon