Rihapen dosjet që hetoi Kuliçi
Tahiri: Të investigohet nga e para

Rihapen dosjet që hetoi Kuliçi<br />Tahiri: Të investigohet nga e para
TIRANE- Ministri Tahiri ka kërkuar nga hetuesit e policisë të emëruar së fundi prej tij të rihapin dosjet e pazbardhura si ajo e vrasjes së deputetit të PS Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi. Për këto, ish-ministri Nishani dhe kryehetuesi Kuliqi, pohuan dikur dikur se ishin shumë afër zbardhjes, por në fakt deri tani ska asnjë të arrestuar.
Një urdhër sekret dhe aspak publik ka mbëritur në zyrën e Drejtorit të Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Sokol Bizhga, ku i kërkohet rifillimi i hetimeve për vrasjen e vjetra dhe më konkretisht, ajo e ish-deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit të vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi.

Urdhëri është dhënë nga ministri Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili i cili i kërkon drejtorit të sapoemëruar Sokol Bizhga, të ndërtojë një grup me specialist hetimi, në mënyrë që të marrin në shqyrtim fletë pas fletë dosjen e vrasjes së deputetit të PS, Fatmir Xhindi dhe dosjen e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Këto, dy vrasje kanë tronditur politikën dhe opinionin publik dhe se kur kanë kaluar disa vite nga ndodhja e tyre, sot e kësaj dite nuk ka asnjë person të dyshuar dhe të arrestuar për këto dy krime.

Urdhëri i Tahirit
Disa ditë më parë, ministri Sajmir Tahiri i ka dërguar një urdhër drejtorit të hetimit në Policinë e Shtetit, Sokol Bizhga, për hetimin e plotë të këtyre dy ngjarjeve. Sipas burimeve, vendimi për të rihetuar dhe një herë vrasjen në prag të derës të Fatmir Xhindit, vjen në një kohë kur partia në të cilën aderonte deputeti Xhindi, ka ardhur në pushtet dhe se njeriu që ka denoncuar më tepër mosbardhjen e vrasjes, Sajmir Tahiri, është vënë në krye të ministrisë së Brendshme. Si një detyrim ndaj kolegut të tij dhe si një premtim të dhënë gjatë fushatës elektorale, ministri Tahiri ka vendosur që të “zhvarrosë” dosjen hetimore të Fatmir Xhindit, duke ja besuar atë specialistëve që ai ka vënë së fundi në krye të drejtorisë së hetimit.

Pikërisht në këtë urdhër kërkohet ristudimi i materialit hetimor dhe pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që njëherësh është kërkuar të mbahen nën mbikqyrje të gjatë personat që dyshohet se kanë gisht në vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, sapo ky i fundit do hynte në banesën e tij në qytetin e Roskovecit. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe për ngjarjen e ndodhur dy vjet më parë në Vlorë, ku në qëndër të qytetit në muajin shtator, është ekzekutuar me eksploziv teksa po shkonte në punë Skerdilajd Konomi. Gjithashtu për hetimin e këtyre ngjarjeve ministri i Brendshëm ka kërkuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Vrasjet Fier-Vlorë
Dosjet e Fatmir Xhindit, ekzekutuar në derë të shtëpisë në 2009 dhe vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në 2011 aktualisht ndodhen të pezulluara, për shkak të mungesës së autorëve. Policia që në atë periudhë drejtonte hetimet nga kryehetuesi Agron Kuliqi dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë kryer qindra veprime hetimore, duke filluar nga pyetja e dëshmitarëve, mbajtja në përgjim e personave të dyshuar e deri tek sekuestrimi I disa pamjeve filmike. Mirëpo në asnjë rast, nuk është arritur të identifikohen dhe arrestohen autorët e këtyre krimeve.

Dy vjet pa Copën
Në 24 tetor, të dy viteve më parë në zonën e Currilave në Durrës është gjetur i vdekur, nën.drejtori i SHISH në degën e Durrësit Isa Çopa. Fillimisht ekspertë të policisë kriminale raportuan ngjarjen si një vetëvrasje, pasi nëndrejtori i SHISH i ka dërguar një sms djalit të tij, duke e vënë në dijeni që të kujdesej për familjen, pasi ai vetë kishte vendosur të largohej nga kjo botë. Makina tip “Opel Corsa”, që posedonte Isa Çopa, është gjetur tërësisht e djegur ndërkohë që brenda saj ndodhej i karbonizuar trupi i pajetë i Isa Çopës. Ndërkohë që në tavanin e kabinës, është konstatuar një vrimë plumbi. Policia në atë kohë deklaroi se kishin të bënin me një vetëvrasje, ndërkohë që familjarët dhe kolegët e Çopës dyshonin për një vrasje të mundshme, për shkak dhe të pozicionin që Çopa ka pasur gjatë këtyre viteve. Për të hedhur dritë rreth kësaj çështje, prokuroria e Durrësit ka vendosur të kërkojë një vit më parë nga një laborator shkencor në Mynyh të Gjermanisë, zhvillimin e aktit të ekspertimit dhe mësimit të vërtetës. Disa muaj pas kësaj, në Prokurorinë e Përgjithshme kanë mbëritur analizat konkrete, të cilat nxirnin se Isa Çopa ishte vrarë. Kjo dosje tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe se hetimi për këtë çështje është i paplotë, pasi dhe Shërbimi Informativ Shtetëror gjatë kohës së hetimit nuk ka pranuar të bashkëpunojë.

DOSJET E VJETRA
1.Fatmir Xhindi
Vrarë 3 maj 2009
2.Skerdi Konomi
Vrarë 9 shtator 2011
3.Isa Çopa
Vrarë 24 tetor 2011
4. Julian Çela
Zhdukur 30 nëntor 2012

Kur u ekzekutua deputeti i PS Fatmir Xhindi?
Në Maj të 2009, deputeti i PS sapo është kthyer nga fshati Kurjan për në banesën e tij në Roskovec. Pikërisht sapo ai do hapte derën e shtëpisë, është qëlluar me automatic, duke u lënë i vdekur në vend.
Çfarë thanë politikanët dhe policët në atë kohë?
Duke filluar nga ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri Bujar Nishani, dhe policët, pohuan se kishin mundur të identifikonin autorët e krimit dhe se çështje ditësh pritej arrestimi i tyre.
Si u vra gjyqtari Skerdi Konomi?
Rreth 400 gramë tritol C4, I janë vendosur poshtë sediljes, duke sjellë dhe shkatërimin e plotë të makinës dhe vdekjen e Skerdi Konomit.

Shkrimi u publikua sot (25.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë