TIRANE - Rihapen hetimet për një ndër vrasjet më të bujshme të ndodhura në Shqipëri. Bëhet fjalë për vrasjen e Shpëtim Mukës, njohur dhe si i “forti” i Vlorës, ekzekutuar me 18 plumba në vitin 2006. Tashmë zyrtarisht për këtë ngjarje prokuroria dhe policia akuzojnë Bledar Jambellin i arrestuar rreth një muaj më parë për vrasjen e një biznesmeni.
Të martën është ekzekutuar ndaj tij masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi gjykata e Vlorës ka caktuar këtë masë sigurie, si i dyshuar për vrasjen e shtetasve Shpëtim Muka, Ervis Shehu dhe plagosjen e shtetasit Edvin Zanaj, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor të vitit 2006 te Pusi i Mezinit në qytetin e Vlorës.
Bledar Jambelli, i cili fshihej nën identitetin Rikard Muho, akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese si dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Si rezultat i hetimeve të kryer nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës është bërë i mundur sigurimi i provave shkencore duke kërkuar rifillimin e hetimeve për këtë ngjarje me autor të dyshuar shtetasin Bledar Jambelli. Ai u prangos si autori i vrasjes së biznesmenit Amarildo Delaj, por hetimet çuan akoma me tej .
Nëse dyshimet e policisë së Vlorës do të vërtetohen, atëherë do të rihapej një hetim i gjerë për një zinxhir të tërë vrasjesh, që kanë zanafillën në Barcelonë të Spanjës, më pas në Vlorë e Tiranë.
ZINXHIRI I VRASJEVE
Zinxhiri i ekzekutimeve nis vite më parë që prej të njohurës si Masakra e Levanit, 28 maj 1997 kur dyshohet se Shpëtim Muka ka qenë një nga autorët, e ekzekutimit të 21 personave . ne shenje hakmarrjeje ndaj vrasjes së 3 vëllezërve të tij Kastriot, Sokol dhe Petrit Muka. Ata njiheshin si kundërshtarë të bandës së Zani Caushit. Po në atë kohë vritet edhe i nipi i Mukës, Bledi Zanaj
Vite më pas më 27 shtator 2006, në Barcelonë të Spanjës mbeti i vrarë Slejdi Zanaj, nipi i Shpëtim Mukës. Për vrasjen u akuzua Sokol Rama. Mediat e asaj kohe shkruanin se vrasja pati si motiv luftën mes bandave shqiptare për rivalitetin e prostitucionit dhe drogës. Policia spanjolle arrestoi Sokol Ramën por më pas u lirua për mungesë provash dhe aktualisht ndodhet në kërkim.
Më 11 nëntor 2006 Armando Zanaj (Vëllai i Slejdi Zanajt) vret Leonora Ramën (Nëna e Sokol Ramës ), oficere e marinës.
Më 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vellai i ekzekutorit të Leonora Ramës.
Më 1 nëntor 2007 në Tiranë pranë maternitetit "Koço Gliozheni".vritet Edvin Zanaj, djaloshi i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë.
Për këtë zinxhir vrasjesh në pranga është vënë vetëm Armando Zanaj, ndërsa Sokol Rama mendohet se pas arrestimit nga policia spanjolle është lënë i lirë. Aktualisht ai është person në kërkim.
Ndërkaq Bledar Jambelli nuk rezulton të ketë ndonjë lidhje farefisnore me Leonora Ramën. Për këtë arsye policia e Vlorës dyshon se 32-vjeçari Jambelli mund të jetë vrasës me pagesë.
(j.d/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com