Masakra e Peshkëpisë/ Pas rihapjes së dosjes arratiset Fredi Bejleri, kandidoi me opozitën për Himarën në 2015

Masakra e Peshkëpisë/ Pas rihapjes së dosjes arratiset Fredi Bejleri, kandidoi me opozitën për Himarën në 2015

“Dëshmorët e Atdheut”, komandanti Fatmir Shehu , ushtari Arsen Gjini dhe Fredi Bejleri

Fredi Bejleri është arratisur nga Shqipëria pas rihapjes së dosjes së masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër.  Gazeta Shqiptarja.com zbardhi sot detajet që çuan në hapjen e dosjes nga prokuroria, ndërsa janë zbuluar edhe emrat e ekstremistëve grekë që sulmuan repartin shqiptar. Komando greke ‘Pirro i Parë’ që realizoi sulmin përbëhej nga; Jorgo Anastasulis, Apostolos Karvelas, Mario Kutulla, Jorgo Kristo, Harallamb Papa me vëllanë e tij Jorgo Papa, të njohur për publikun shqiptar, por edhe Fredi Bejleri asokohe 23 vjeç.

Pikërisht Bejleri, pavarësisht asaj që kishte ndodhur në 1994 në Gjirokastër, ai mori guximin dhe kandidoi për kryetar të bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 2015 në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë, por nuk arriti që të fitonte. Ndërkohë që pas rihapjes së dosjes, gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno thotë se Bejleri është arratisur nga Shqipëria pas rrjedhjes së informacionit

Gazetari investigativ Artan Hoxha thekson se Bejleri, por edhe anëtarët e tjerë të komandos greke nuk ndodhen në Shqipëri, ndërsa rihapja e dosjes është edhe një provë për marrëdhëniet mes dy vendeve. "Fredi Bejleri është larguar sapo kanë filluar lëvizjet për rihapjen e dosjes. Ata të grupit të gjithë janë jashtë Shqipërisë, ata në Shqipëri kanë ardhur kur ka pasur zgjedhje, festa e 28 Tetorit dhe Bularati. Rifillimi është gur prove sa seriozisht i kemi marrëdhëniet me Greqinë. Hetimi është shumë i varur si do të bashkëpunojnë grekët.

Ata kanë të gjithë armatimin atje. Greqia e ka zero bashkëpunimin me Shqipërinë për këtë cështje deri tani. Nuk është rikthyer asgjë, as armët." tha Hoxha në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Nga sulmi, që është më i rëndi që i është bërë territorit të Republikës së Shqipërisë në 30 vitet e fundit mbetën të vdekur dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini (lexo ketu historine e plote).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Vëllai i komandantit që u vra në Peshkëpi: Shpresoj që drejtësia të vihet në vend

Komandanti i repartit të Peshkëpisë Fatmir Shehu ishte njëri nga dy personat që u vranë në Prill të 1994 nga sulmi i terroristëve grekë. Por si e kujton vëllai i tij, Fiqiri Shehu atë ngjarje dhe a ka besim se rihapja e dosjes do të vendosë autorët para drejtësisë.

"Isha vetë në ngjarje, mora pjesë në hetime. Kam shumë besim që do të shkojë deri në fund. Shpresoj që me këtë ndryshim të madh që u bë të përfitoj të drejtën vëllai që është vrarë" tha Fiqiri Shehu, vëllai i Fatmir Shehut.

Ora 22:09
Rrëfimi/ Avokati: Si e mora vesh se grekët do sulmonin Shqipërinë, ambasada më tha 'ik, ç'po të duhet'

Avokati Ilir Majlindi në një intervistë për gazetarin Elton Qyno (LEXO të plotë) tregon se si e mori vesh informacionin se do të sulmohej posta në Peshkëpi në 1994, por ambasada shqiptare në Athinë, tregon ai, e injoroi alarmin që ai ngriti.  "Në 1994 kam qenë me familjen në Athinë. Unë kisha marrëdhënie me shqiptarët që kishin emigruar. Para se të ndodhte masakra, një mikut tim kjo organizatë, 'MAVI' i kishte shkuar në shtëpi dhe i kishin qëlluar gruan në dorë, për shkak të propagandës.

Ishte koha kur Greqia ishte ngritur në këmbë për të pushtuar Vorio Epirin. Kjo organizatë 'MAVI' më thotë shoku im kanë ndërmend që të bëjnë një sulm, unë iu drejtova ambasadës, por më del një diplomat i quajtur 'Ahmed', më thotë 'leri këto punë por ruaj dhe ndonjë punë këtu në Greqi'. Në prill mësoj që ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ajo e Peshkëpisë. E takoj mikun tim dhe i them ku e dije ti, ai më thotë se jam në dijeni dhe më thotë unë di edhe emrat. Shkova në ambasadë, por më thonë 'ik, ç'po të duhet'" tregoi ai.

Ora 21:38
Ekstremisti grek Harallamb Papa, Kacifasi dhe masakra e Peshkëpisë

Një tjetër emër që ka marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë ka qenë edhe Harallamb Papa, asokohe 21 vjeç, së bashku me vëllanë e tij, Jorgo Papa. Por, kjo nuk e ka penguar aspak që të hyrë dhe të dalë lirisht nga Shqipëria, i pa shqetësuar, herën e fundit në ceremoninë e vrasjes së minoritarit grek Kostandin Kacifas në muajin tetor të vitit të kaluar.

Harrallambos Papas gjatë takimeve në Himarë

Harrallambos Papas ne ceremonine e Kacifasit
Ora 21:31
Arratiset Fredi Bejleri, njëri nga autorët e masakrës së Peshkëpisë pas rihapjes së dosjes

Fredi Bejleri është njëri nga personat që kanë marrë pjesë masakrën e Peshkëpisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994. Por, pas hapjes së dosjes nga Prokuroria ai është arratisur nga Shqipëria. Gazetari Elton Qyno thotë se pas tërheqjes së dosjes nga Gjirokastra ka pasur rrjedhje informacioni duke sjellë edhe arratisjen e Bejlerit nga Shqipëria.

"Hapja e hetimit ka sjellë edhe reagimin e personave që përmenden, nga Fredi Bejleri. Kam dijeni që Fredi Bejleri është larguar nga Shqipëria, pak ditë përpara. Kjo tregon se informacioni i tij, apo shërbimet greke. Informacioni për hapjen e dosjes ka shkuar më parë se ai. Kjo mund të jetë e para rrjedhje informacioni, është bërë tërheqja e dosjes, është kërkuar informacion për lokalizimin e dëshmitarëve dhe në këtë moment kanë informuar njëri tjetrin. Që të kërkosh arrestimin dhe arrestimin nuk mund të bëhet pa prova. Hetimi tani ka filluar" tha ai.

Ora 21:09
Masakra e Peshkëpisë/ Ish-deputeti: Ja pse ushtarët ishin të çarmatosur përballë grekëve

Sadik Bejko, ish-deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar nga viti 1992 - 1997 rrëfeu sonte në Report Tv se si u përjetua sulmi në repartin e Peshkëpisë. "Unë kam qenë deputet i Tepelenës, me banim në Gjirokastër dhe gruan e Fatmir Shehun e kam pasur përballë, ka qenë kuzhiniere dhe ai i ri.

Me makinën time kam shkuar dhe kam marrë nënën dhe gruan e tij, ka qenë ngjarje e rëndë, lebetitëse. Për mua ishte ngjarje e hidhur. Ngjarja e dytë, ishe se ne ishim mësuar se Shqipëria është një vend i mbrojtur, ka kufij dhe ushtri, por pa pritur dhe kujtuar u mor peng një repart ushtarak, kjo ishte fyerje dhe goditje. Kjo ishte një provë force.

Ngjarja kaloi në nivele të larta. Familja ishte e varfër, nëna mori pjesë në ceremoninë e varrimit me shapka, pasi nuk kishin, ishin të varfër. Por pse ndodhi kjo? Për faktin se ushtarët ishin pa armë në tre muajt e parë, pasi ishin në karantinë. Pasi kaloje këtë muaj, ti ishe bërë i aftë, merrje armën dhe bëheshe i aftë. Kjo ishte papërgjegjësi e madhe, si mund të marrësh 130 djem dhe ti leshë pa armë" tha ai.

Ora 21:09
Autori i masakrës së Peshkëpisë kandidoi për kryetar bashkie në Himarë

Fredi Bejleri është njëri nga personat që kanë marrë pjesë masakrën e Peshkëpisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994. Por, pavarësisht kësaj, Fredi Bejleri në 2015 kandidoi për të qenë kryetar i bashkisë së Himarës në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë. 

"Sa herë që kishte zgjedhje, këta persona më dilnin përpara në Himarë" tha Artan Hoxha. Ndërsa Shpëtim Idrizi tha se 'edhe Kostandin Kacifas që u vra në Bularat vjet ishin anëtarë i kësaj organizate terroriste".

Komando greke ‘Pirro i Parë’ që realizoi sulmin
-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.

Ora 20:55
Artan Hoxha: Agjentura greke rol në masakrën e Peshkëpisë

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se masakra e Peshkëpisë ka mbetur pa autorë për 25 vite edhe për arsye se nga pala greke ka qenë e vështirë për të gjetur bashkëpunim, pasi ka pasur rol edhe agjentura greke.

"Aty kanë luajtur rol edhe agjentura greke, ky ka qenë edhe fati që ka qenë vështirë për të gjetur bashkëpunim nga pala tjetër. Reparti ndodhet në vijë ajrore jo më shumë se 3 km nga kufiri grek. Ata erdhën një ditë para, kanë pasur informacion që ushtarët shqiptarë nuk kishin armë me fishekë.

Pritën mesnatën dhe duke ditur që gjatë natës kishte rekrutë të rinj. Ushtari Arsen Gjini ka pasur një armë pa fishekë në dorë, e vranë dhe brenda dy minutash u futën brenda repartit. Armët ishin në kasafortë të kyçura".

Ora 20:45
'Masakra e Peshkëpisë'/ Gazetari Qyno: Ja përse u rihap tani dosja

Rihapja e dosjes së masakrës së Peshkëpisë pritet që të sjellë zhvillime të reja. Por pse u rihap kjo dosje tani? Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno thotë se kanë qenë disa informacione nga drejtoria e Anti-terrorit që solli rihapjen e dosjes. "Ka qenë një informacion i drejtorisë së anti-terrorit që solli hapjen e kësaj dosje. Ai është akt terrorist. Këta oficerë kanë referuar materialet në prokurori dhe kanë kërkuar rihapjen e cështjes, pasi konstatuan se dosja kishte mangësi.

Momentalisht nuk ka asnjë fajtor, asnjë i arrestuar. Ushtarët që kanë qenë janë pyetur dhe nuk u është dërguar asnjë letër porosi grekëve. Nuk ka pasur asnjë bashkëpunim mes dy shteteve për informacion për zbardhjen e kësaj cështje. Organizata 'MAVI' njihet si terroriste edhe në Greqi, por dëmin e ka bërë në Shqipëri" tha ai.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ceco: 21/03/2019 13:22

    thuajini PDIU-se, se ata jane ne koalicion me Greket. Normal, se Greke jane vet dhe nuk kane lidhje me Shqiperine. Camet gjithmon i kane lepire b...turkut, qysh ne kohen e Ali Pashes. Nuk kane goje te flasin per himarjotet, te cilet jane palca kurrizore e Shqiptarise,pavaresisht se halli i ka bere qe qe veshin mantelin e Greqise. Por jam i sigurt qe ata jane te gatshem te derdhin gjakun per Shqiperine. Dhe jo si camet, qe nje here i lepine b... turkut dhe pastaj nazisteve dhe gjithmone ja kan me hile Shqiperise. Fajin e ka Enveri qe i qasi

    Përgjigju
    • Fredi: 21/03/2019 19:47

      Ik or ceco funderrina se s mer vesh ti nga keto pune.

    • Camet: 21/03/2019 16:36

      Cam trima dilni nga vrima

    • Cami: 21/03/2019 15:51

      Ty ceco kushedi ca do te ket ber ndonj cam edhe vet mendon po ky nga edi sa nuk ke byth te meresh e ri shkruan tastjerave nga nje jo cam po qe te kan ber nai gje sa ske byth nuk diskutoet

  • Kafsha: 21/03/2019 11:27

    Po ta shikosh nga surrati kēt Bejlerin ky t ha mu tin. Ky bo shurren n brek jo më ta mendosh të ket byth te boj gjona të tilla. Por ky me ket surrat mund ti torturoj njerezit si xhelat shpirtzi kur e mbrojn te tjeret. Vetem kaq di ky me bo.

    Përgjigju
  • Agron: 21/03/2019 09:09

    Eshte tmerr vetem ta mendosh: ne nje ane ushtaraket jane deshmore te atdheut e ana tjeter vrasesi ose bashkpunetori kandidat per kryetar bashkie, as ne Guinea nuk do ta toleronin, komplet e papranueshme.Me poshte se kaq nuk ka vetem te kthehemi te gjithe e te na bejne cfare duan, dinjiteti e respekti per vendin ne shkallen 0.

    Përgjigju
  • opioninion: 21/03/2019 08:49

    te arstohete te gjitha minoritare grege dhe priferinjte grege nga tirana te hetohete njerezi te kacias dhe te hetohete varete gre ne permete dhe te hetohete zgjedhje himares dhe trasira qe ben ne himare te aresohete bullano karamelo dhe malesese

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 21/03/2019 08:40

    Te hetohen te paret kush ishte kunder hapjes se dosjes

    Përgjigju
  • Bubi: 21/03/2019 06:34

    Kshu do fillojne te fshihen dhe te tjeret si Salehu e sorollopi tij kur te fillojne te jen nen hetim.

    Përgjigju
  • Toni: 21/03/2019 04:34

    Po Si ka mundesi se nuk e ka vra njeri ket hale

    Përgjigju
    • Lek Dukagjini: 21/03/2019 11:18

      E kam thene dhe e them prap!! Po te ishte dukagjinas ndonje nga ushtaret e vrare t`a shikoje se si do humbte gjaku i shqiptarit!!

  • Beni: 20/03/2019 23:38

    Shikoni se me ke beri aleance ne 2017, po leni 2015

    Përgjigju
  • Fredi: 20/03/2019 21:58

    Jo ekstremistë por terroristë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës