Denoncimi që solli rihapjen e dosjes së masakrës së Peshkëpisë, flet juristi i 'injoruar' nga ambasada

Denoncimi që solli rihapjen e dosjes së masakrës së Peshkëpisë, flet juristi i 'injoruar' nga ambasada

Avokat Ilir Malindi ëështë një prej personave që ka ngritur shpesh zërin për zbardhjen e së vërtetës për “Masakrën e Peshkëpisë”. Madje falë një shkrimi të tij në muajin Maj 2006, në një gazetë u bë e mundur edhe rihapja e kësaj dosje në atë periudhë. Shqiptarja.com mëson se kjo dosje është rihapur per herë të fundit nga prokuroria e Gjirokastrës, pikërisht falë denoncimit nga avokat Malindi, i cili evidentonte faktin se autorët e masakrës së Peshkëpisë janë arrestuar nga autoritetet greke. Për këtë arsye “Shqiptarja.com” pas rihapjes së kësaj dosje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kontaktuar me Ilir Malindin, i cili ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjeve. Ai tregon se si është njohur muaj më parë se sa të kryhej sulmi me një rrezik të tillë dhe ka tentuar që të lajmëroj ambasadën shqiptare në Athinë, e cila e ka injoruar. Po kështu avokat Malindi hedh dritë edhe mbi atë që sipas tij shkaktoi këtë sulm terrorist, autorët e tij si dhe pse kjo ngjarje nuk është zbardhur ende.

Ju falënderoj që pranuat të flisnit për masakrën e Peshkëpisë në Report TV. Ju keni qenë një nga personat e parë që keni nxjerrë emrat e autorëve grekë, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë. Si keni rënë në dijeni dhe kush ju ka informuar për emrat e autorëve që kanë marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë?

Qysh më 1994 unë kam qenë me familjen në Athinë ku shkoja dhe vija. Gruas sime i ishte njohur diploma e huaj, për të punuar në të gjithë Komunitetin Evropian, por njëkohësisht unë kisha edhe shumë marrëdhënie me shqiptarë që kishin emigruar në Greqi dhe në Athinë. Qysh para se të ndodhte masakra e Peshkëpisë, një mikut tim, i kishin vajtur në shtëpi nga organizata “MAVI”, dhe i kishin qëlluar të shoqen, e kishin plagosur në dorë, për shkak të propagandës së tij proshqiptare dhe jo asaj çfarë i pëlqente grekëve, pasi ishte edhe koha kur Greqia ishte ngritur e gjitha në këmbë për pushtuar të ashtuquajturin Vorio-Epir, ose Epirin e Veriut, ose në gjuhën shqipe Epirin e Jugut.Çfarë ndodh? Burri i kësaj gruaje, më komunikon se organizata “MAVI” është një organizatë e krijuar që në luftën italo-greke, në vitet 1940, dhe ishte një nga organizatat më ekstremiste dhe terroriste në drejtim të Shqipërisë. Ai më thotë që ata kanë ndërmend të bëjnë një sulm a diçka të tillë.Unë me atë ndjenjë patriotike timen, iu drejtova ambasadës, pa filluar ngjarja. Atje më del një diplomat i quajtur Ahmet dhe më tha që t’i lija këto punë dhe s’më duheshin, por të gjeja ndonjë punë për të jetuar. I thashë që nuk më dukej e rregullt kjo, por më dukej shumë shqetësuese. Pas jo më shumë se një muaji, prill ka qenë, mësoj që ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme: një komando nga Greqia, pa përcaktuar kombësi, ka sulmuar një garnizon shqiptar buzë kufirit, ku kanë mbetur dy viktima dhe janë plagosur shumë të tjerë. Dhe viktimat janë qëlluar në afërsi, që nga roja etj.E takoj këtë mikun tim grek prapë. I them se ku e dinte ai që do të bëhej kjo? Më tha që ishte në dijeni në lidhje me shqiptarët që ishin aty, por edhe me ata minoritarët grekë, pjesa më e rrezikshme e të cilëve ishin ata nga Himara, gjë që më vjen keq sepse Himara ka qenë, mbetet dhe do të jetë shqiptare, pavarësisht nga stimulimet që bënin shërbimet sekrete greke. Dhe në këtë kohë më thotë që dinte edhe emrat. E gjithë policia shqiptare është ngritur në këmbë, i gjithë shteti shqiptar, me protesta e me nota. Dhe fatmirësisht, rastësisht është arrestuar grupi, diku pa vajtur në Janinë dhe i kanë thirrur në Athinë.Midis tyre, janë shumë emra, është edhe një mjek. Është bërë kontrolli në shtëpinë e këtij doktorit. Më shumë se gjysma ishin shtetas shqiptarë. Dy kapterë dhe një ish-polic, të gjithë minoritarë dhe himariotë. Janësekuestruar armët, kallashnikovët që ishin rrëmbyer atje, me numra e me të gjitha, dhe ka filluar procesi hetimor i tyre.

Përsëri shkova në ambasadë, me ndjenjën e shqiptarit gjithmonë. Ka shumë persona këtu që dinë ngjarjen, por nuk prononcohen me emra. Ka qenë gati gjysmë legale kjo, dihej. Absolutisht që dihej nga shërbimet sekrete greke. Në ambasadë më thanë që të ikja, se nuk i duhesha.Dhe mendova që ndoshta agjentura greke ishte edhe brenda në ambasadë.Megjithëse ambasadorin e kisha shumë mik, sekretarin e parë të ambasadës dhe të tjerë, u largova.

Po më tej çfarë ndodhi?

Kur vij në Shqipëri, se vija vazhdimisht, familjen e kisha atje, por vetë shkoja e vija, marr kontakt me personat që drejtonin Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër. Ishte një drejtor në atë kohë, që tani ka ikur në Amerikë. E pyeta nëse kishin ndonjë informacion dhe më tha që nuk kishin.I thashë që unë në Greqi e kisha marrë vesh këtë muhabet që para se të ndodhte. Nuk e kisha menduar që do të merrte ato përmasa, me vrasje. U interesova në organet e prokurorisë. Më thanë që e kishin marrë si çështje, e dinin, por kaq, askush nuk merrej me të.Atëherë u detyrova dhe bëra një shkrim në “Gazetën Shqiptare”, gati 2 faqe, ku tregoja të gjithë historinë, edhe sesi kishte ndodhur në lidhje me ngjarjen dhe vajtjen e tyre. Ai miku im grek që më informoi, kishte një informacion të gjerë për këtë punë.Nuk kishte lidhje në kuptimin e asaj që ndodhi, por si histori i dinte të gjitha. Bëra një shkrim të gjatë. Pati një popullaritet. Që atëherë qarqet greke filluan të bënin veprime kundër familjes sime, pas shkrimit të gazetës, në Athinë se ime shoqe ishte mjeke stomatologe kirurge me të gjitha të drejtat që i kishin edhe shtetasit grekë në lidhje me profesionin. Kishte klinikë të veçantë etj. Unë shkoja e vija si avokat.Bëra edhe dy kërkesa në Prokurorinë e Përgjithshme.

Veç kontakteve me ambasadën, keni shkuar edhe në institucione të tjera shqiptare?

Iu drejtova me një letër edhe Presidentit Alfred Moisiu. M’u kthye përgjigje që letra ishte marrë. Di që në atë periudhë “Gazeta Shqiptare” hyri në dosjet e antiterrorit, qoftë në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, qoftë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.S’ka rëndësi tani që t’i përmend emrat. Unë kisha një informacion të jashtëzakonshëm. Dhe midis emrave që ishin, po befasohesha që dy personave nga këta, një Fredi Bejleri dhe një tjetër, mjeku, policia e Gjirokastrës u kishte dhënë dhe pasaportën, ndërkohë që Fredi Bejleri shante, bërtiste në mes të Himarës dhe asnjë masë nuk merrej ndaj këtij terroristi dhe vrasësi.Njëkohësisht, përfundimisht para3-4 vitesh, shteti ynë e lejon që të kandidojë për kryetar bashkie në qytetin e Himarës. Janë skandaloze këto.

Nga ana e Presidencës çfarë përgjigjekeni marrë?

Nuk m’u kthye përgjigje. Përgjigjja e vetme ishte ajo që letra drejtuar Presidentit Alfred Moisiu ishte marrë.Absolutisht asgjë tjetër.

Ju morën në pyetje në polici lidhur me këtë çështje?

Absolutisht jo, një indiferencë totale. Ai ishte një plan i organizuar politikisht që ta mbyllnin këtë çështje.

Nga kush? Të paktën aq sa dini juve?

Nga udhëheqja jonë.Grekët e kishin blerë dhe e kanë blerë të gjithë udhëheqjen tonë. Po shitet deti sot. Po e ngre njeri zërin, përveç patriotëve? Edhe të tjera veprime që janë antikombëtare.Kur unë shkoj në kufi dhe dua të hyj me familjen time, ndalohem në Kakavijë dhe më jepet shkresa si person i padëshiruar, për shkak se kam prekur sigurinë kombëtare të Greqisë. Ankohem te ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Nuk më kthehet përgjigje. Hap edhe një seancë gjyqësore në Athinë për të m’u hequr kjo masë. Letrën që i drejtova ministrit e ka botuar edhe gazeta “Panorama”. Fotokopja e kësaj letre doli në seancën gjyqësore. Më pas mora vesh dhe është skandaloze, që shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm, ishte shtetas grek dhe e kërkonin për ushtar.

Kush e ka penguar moszbardhjen e ngjarjes?

Vetë politika. Kryeministrat. Kush ka qenë kryeministër gjatë këtyre periudhave, për shkak të fqinjësisë dhe marrëdhënieve. Pse? Për të marrë një votë në Parlamentin Evropian që të qëndrojnë në pushtet. Kanë shitur çdo gjë kombëtare. Nëse do t’i bëhet nesër një analizë dhe po fillon kjo punë, gati gjysma e atyre del agjenturë e shërbimeve sekrete greke. Siç po del edhe pagesa që po u bëhet shtypit e të tjerave, të cilën e nxorën vetë para dy muajsh. Nëse ne do të kishim mbajtur qëndrim të prerë në lidhje me masakrën e Peshkëpisë, nuk do të ndodhnin gjëra të tjera deri tek Himara që pretendojnë se është greke dhe po e ngrenë në Parlamentin Evropian, që kërkojnë të njihet si kombësi greke, e cila nuk ka qenë kurrë. Këto janë lejuar me qëllim të interesave individuale për të qenë në pushtet, për të mbajtur pushtetin i cili në Shqipëri dihet që konvertohet me para.

Që në fillim të shkurtit 2019 dosja tashmë është e hapur për t’u hetuar.

Nuk e di, vetëm dje e mësova sot në gazetën tuaj.   

Gjatë kësaj kohe jeni pyetur për informacionet që keni çuar?

Absolutisht jo. Ta thashë edhe një herë, është politika që e frenon. Tani po. Do të shikojmë edhe më pas. Tani po. Mbrojtja e integritetit territorial nga një agresion që ndodhi me sa di unë, më 10 prill 1994, përbën një agresion dhe qeveria shqiptare duhej të kishte mbajtur qëndrim. Duhej ta kishte çuar çështjen deri në gjykatat ndërkombëtare, jo vetëm për dëmshpërblimin, por edhe si fyerje dhe cenim të shtetit. Këta nuk njohin sovranitet. Absolutisht. Të gjithë, kush vjen, i lëpijnë dorën, i puthin dorën. Personaliteti te ne, si shtet, ka rënë. Kaq mund të them unë. Nuk dua t’i hyj politikës, por ndoshta kjo politikë e nënshtrimit total me grekët, përbën tradhti kombëtare, tradhti të lartë. Në çdo shtet të botës, nëse tjetri shet interesat e tij, dikur para viteve ’60, kishte edhe plumbin në kokë, të ekzekutonin. Tani ndryshimet që janë bërë me heqjen e dënimit me vdekje, i favorizojnë këta. Pasurohu, shkatërro, vidh dhe largohu nga Shqipëria dhe nuk mban kush përgjegjësi. Gjithsecili do ta mbrojë familjen e vet, por a mbrojnë vendin tonë? Familje është.

Drejtuesit shtetërorë janë pjesë e familjes. Janë baballarët tanë që na mbrojnë neve, të drejtat tona. Sa shqiptarë janë vrarë në Greqi? Mbi 1.200. Dhe shteti shqiptar nuk është ngritur një herë që të thoshte: policia qëlloi me armë dhe plumbi i ra shqiptarit në lule të ballit. Gazetat. Unë jam specialist i marrëdhënieve shqiptaro-greke, e njoh mirë këtë pjesë, dhe për këtë shkak edhe më përzunë dhe nuk më pranojnë atje. Vetëk kur ngrihet ushtria çlirimtare e Çamërisë, një pjellë e shërbimeve sekrete greke, hedh dy dinamite afër Janinës dhe katër parulla, del me çallmë aty dhe me flamurin tonë, për të hyrë në konflikt me Evropën dhe dolën pikërisht në momentin kur Kosova kërkonte pavarësinë.E kam fjalën që këtu, çdo gjë punohet për interesat e të huajve, po flas për grekët, jo për të tjerët.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur