Në 24 orët e fundit në Krujë dhe Fushë Krujë janë 3 të infektuar me COVID, nga 43 tampone që janë bërë nga ISHP-ja. Ndërkohë që ditën e djeshme është rihapur duke rinisur punën fasoneria 'Endi shpk', në të cilën u shënua rasti i parë me COVID.
Kjo fasoneri u kthye në vatër infeksioni më pas në Krujë, Fushë Krujë dhe në Kurbin, ku u prekën shumë gra që punonin aty, të cilat infektuan kontaktet e tyre. Gazetari i Report Tv në Krujë Julian Shota raporton se fasoneria është rihapur me leje të drejtorisë së shëndetit publik në Durrës. Ndërmarrja ka rifilluar punë me një numër të reduktuar punonjësish, të cilët nuk u prekën.
Sipas drejtorisë së shëndetit publik në Durrës, fasoneria po mbahet në monitorim të vazhdueshëm për kushtet e protokollit të kuq. Kjo fasoneri u mbyll nga vetë pronari, sapo u konfirmua rasti i parë. Policia nga kontrolli në momentin e parë nuk e gjobiti me argumentin që gjithcka ishte në rregull, ndërsa më pas kontrolli vijoi nga ISHP-ja.
Policia dhe prokuroria nuk nisën asnjë hetim për fasoneritë që shkaktuan përhapjen dhe rasti konkret shpëtoi pa asnjë gjobë.
Shume mire qe i hapet, te pakten mos te falimentojne dhe punonjesit te marrin nje rroge. Por strukturat e shendetit publik duhet te jene vigjilente, jo te bejne nje sy qorr.
Përgjigju