Pa kushte kundër COVID-it! Mbyllen 22 fasoneri në Krujë mes tyre edhe vatra kryesore ‘Endi shpk’ që infektoi 80%, por s'u gjobit

TIRANE- Sot janë shënuar 7 raste të reja me COVID-19 në Krujë, ndërsa janë mbyllur 13 fasoneri duke e çuar në 22 në total numrin e aktiviteteve që kanë ndërprerë punën. Pra nga 27 fasoneri gjithsej në Krujë, 9 kanë qenë mbyllur ditë më parë, 13 i kanë vendosur kyçin sot dhe vetëm 5 prej tyre vijojnë punën, por me staf shumë të reduktuar.

Nga 13 fasoneritë që ndëprenë aktivitetin sot, 12 i mbyllën vetë dhe vetëm njërin Inspektorati Shëndetësor Shtetëror. Pronarët e fasonerive i kanë mbyllur pas paralajmërimeve të forta nga kryeministri Edi Rama për gjobitje, mbyllje të aktivitetit dhe deri në ndjekje penale nëse do të kapen me shkelje për mos garantim të kushteve higjieno sanitare.  

Fasoneria që mbylli ISSH-ja sot është “Fat&Xhaj” me pronar Ardit Kaun dhe ndodhet në lagjen grumbullimi në Fushë-Krujë. Vendimi për mbylljen u shoqërua edhe me një gjobë  300 mijë lekë. Ndërkohë që fasoneria “NPB” që ndodhet në lagjen nr. 4 në Krujë po sot u gjobit me 100 mijë lekë për mos respektim të distancës në automjetin e punëtorëve.

Report Tv siguroi pamjet si bëhet transporti i punëtorëve nga kjo fasoneri, ndërsa automjeti pas konstatimit u bllokua. Por jo të gjithë fasoneritë që janë mbyllur janë gjobitur. Report Tv solli sot pamjet nga fasoneria ‘Endi shpk’ në Krujë, e cila ka qenë vatra kryesore e infeksionit. 

Kjo fasoneri u mbyll disa ditë më parë nga vetë pronari, sapo u konfirmua rasti i parë. Policia nga kontrolli në momentin e parë nuk e gjobiti me argumentin që gjithcka ishte në rregull, ndërsa më pas kontrolli vijoi nga ISHP-ja. Gazetari i Report Tv Krujë Julian Shota raporton se sipas burimeve nga institucionet e shëndetit publik 80% e infeksioneve janë si pasojë e vatrës pikërisht në fasonerinë ‘Endi shpk’ ndaj së cilës nuk është marrë asnjë masë. Madje jo vetëm kaq, por edhe të prekurit në Kurbin dhe kontaktet e tyre në këtë qytet dhe në Krujë janë infektuar nga vatra në këtë fasoneri.

Ndërkohë që tre punonjës të infektuar të kësaj fasonerie ‘Endi shpk’ janë gjobitur me nga 700 mijë lekë për thyerje të karantinës. Por çfarë po ndodh me fasoneritë që janë hapur, të cilat janë 5 në territorin e kësaj bashkie. Po sipas gazetarit të Report Tv, këto fasoneri po punojnë me numër të vogël punonjësish, ndërsa pjesën tjetër ose e kanë pushuar ose i kanë dërguar në shtëpi duke punuar me staf shumë të reduktuar. Pak ditë më parë ish-deputetet e PD-së, Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku akuzuan se në këto fasoneri është punuar pa kushte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Pa kushte! Mbyllet fasoneria në Krujë, tjetra gjobitet se transportonte punonjësit pa distancë

1587639737_fasoneria001.jpg

Punonjësit që po udhëtonin në furgonin e fasonerisë

Strukturat e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror sot kanë gjobitur dhe mbyllur një tjetër fasoneri në Fushë Krujë, ndërsa një tjetër ka shpëtuar vetëm me masë administrative. Fasoneria që është mbyllur është “Fat&Xhaj” me pronar Ardit Kaun në lagjen grumbullimi në Fushë-Krujë.

Kjo fasoneri pas gjobitjes me 300 mijë lekë për garantim të kushteve higjieno sanitare u mbyll nga ISHSH. Ndërkohë që fasoneria “NPB” që ndodhet në lagjen nr. 4 në Krujë është gjobitur me 100 mijë lekë për mos respektim të distancs në automjetin e punëtorëve.

Report Tv siguroi pamjet si bëhet transporti i punëtorëve nga kjo fasoneri, ndërsa automjeti pas konstatimit u bllokua. Dje janë gjobitur 6 fasoneri, mes të cilave janë "Alba Shoping” dhe “Topçiu 2019” për mos respektim të distancës mes punonjësve. Aktualisht në Krujë punojnë vetëm 5 fasoneri nga 27.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Publik: 23/04/2020 19:00

    I la hapur t'i merrte paratë (leshin ka për të marrë) apo e gënjente mendja se në apo kapanone si lager kishte drejtues me formim e ndërgjegjje...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin