Merkato e janarit është në prag dhe klubet europiane janë hedhur në sulm për të siguruar përforcimet e nevojshme që duhen për të arritur objektivat në fund të sezonit. Një nga pistat më të nxehta vijon të mbetet Modric-Inter, me lojtarin që së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Real Madrid.
Kroati sipas “telemadrid”, lajm i cili më pas është konfirmuar edhe nga “AS”, i ka thënë “jo” Fiorentino Perezit pasi në tavolinën e tij është oferta 2-vjeçare e Interit me 10 mln euro në sezon, për t’u transferuar më pas në Kinë. Në këto rrethana, në mos në janar, në merkaton e verës Real Madrid me siguri do të heqë dorë nga “Topi i Artë 2018” pasi rrezikon ta humbasë me parametra zero.
‘Martesa’ e Modric me Real Madrid skadon në qershorin e 2020.
Komento