Kjo qendër do të ofrojë informata për Bashkimin Evropian, asistencën financiare të BE-së dhe procesin e integrimit si dhe do të mbledhë informata prej qytetarëve lokal për këto çështje. Ajo do të sigurojë publikime, qasjen në internet, hapësirën për lexim dhe të gjitha këto do të jenë pa pagesë.
Përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar, me rastin e rihapjes së qendrës informative dhe kulturore ka diskutuar me përfaqësues lokal të shoqërisë civile. Pjesëmarrësit kanë shprehur interesim specifik për të mësuar dicka më shumë për procedurat e aplikimit për fonde të BE-së me qëllim të përdorimit më të mirë të kapaciteteve të tyre intelektuale dhe për të parandaluar largimin e trurit.
Nevoja për dialog të vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve në Kosovë si dhe ndërmjet Prishtinës e Beogradit poashtu është përmendur në diskutime.
/rg/shqiptarja.com/
