TIRANË - Rihapet sot sistemi on-line i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga sot, mund të kryhen gjithë veprimet në Tatime me rrugë elektronike.

Ndërkohë që, sistemi ka qenë i bllokuar për mbi dhjetë ditë për të riformatuar serverat.

Kjo procedurë erdhi pas dyshimit për rrjedhje të të dhënave mbi bizneset, gjë që solli bllokimin e punës.

Ndërkohë, Prokuroria heton për përfshirje në prekje të të dhënave ish-shefin e IT.

Pritet të thirret për dëshmi tek Akuza dhe drejtoresha aktuale, Briseida Shehaj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)