Pas lajmit se Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 2011 pasi edhe familja ka paditur shtetin shqiptar në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, familja Nika shpreson se më në fund do të marrin drejtësi.
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, duke folur për Report Tv ka bërë thirrje që çështja duhet t'i shkojë SPAK-ut dhe duhet të ketë hetime të plota.
"Pas kësaj do të ketë zhvillime të reja. Unë kam besoj se do të ketë hetim të plotë, duke larguar ata prokurorë që kanë konflikt interesi. Duhet të ketë prova që do t'i kalojnë SPAK-ut dhe BKH-së si organe të reja dhe të paanshme. Prokuroria e Tiranës nuk e ka bërë siç duhet detyrën, është berë pjesë e krimit duke e fshehur atë, duke mos thirrur asnjëherë vrasësit dhe urdhëruesit për ekzekutimet. Kjo prokurore aktuale ka luajtur ping-pong me çështjen tonë", tha ai.
Për Mark Nikën Sali Berisha dhe Lulzim Basha e kanë pranuar vetë vrasjen me deklaratat e tyre.
"Vrasësit e 21 janarit janë identifikuar vetë. Sali Berisha ka thënë se i kam vrarë i vras prapë. Lulzim Basha po ashtu ka thënë se vrasjet e kemi bërë ne por në kushtet e mbrojtjes së nevojshme brenda ligjeve", vijoi Mark Nika.
Ai akuzon dhe me emra, duke thënë se është bërë një ekzaminim i parë i plumbit
'Arma që ka qëlluar mbi Aleksin ka qenë e Ndrea Prendit dhe ky kur e ka marrë vesh këtë ekzaminim ka bërë gjithçka për të manipuluar hetimin dhe kanë deformuar të gjitha provat. Plumbin ata e kanë deformuar dhe nuk ka mënyrë për ta identifikuar më. Fillimisht ka qenë në rregull plumbi dhe është përcaktuar por akti balistik është fshirë nga dosja", tha xhaxhai i Aleks Nikës, duke nenvizuar se hetime pa i thirrur Berishën dhe Bashën për të dhënë llogari nuk mund të ketë.
Mark Nika
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2112
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02