Austria ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për disa vende të Ballkanit, pasi shumë njerëz nga rajoni që kanë kaluar në kufirin austriak janw testuar pozitiv me Covid.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha sot në një konferencë për media se paralajmërimet janë për Bullgarinë, Rumaninë dhe Moldavinë.
Në bazë të paralajmërimeve, kushdo që hyn në Austri nga një prej këtyre vendeve duhet të tregojë testin negativ për koronavirus ose do të izolohet për 14 ditë.
Qeveria austriake tha gjithashtu se do të rrisë kontrollet edhe në vendkalimet kufitare me Hungarinë dhe Slloveninë.
Njoftimi vjen një ditë pasi Ministria e Jashtme e Rumanisë tha se 99 shtetas rumunë dolën pozitivë në testet për koronavirus në qytetin austriak të Lincit. Shumica e atyre me teste pozitive ishin punëtorë migrantë.
Më 1 korrik, Austria ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim të ngjashëm udhëtimi edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën.
Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, Austria ka konfirmuar mbi 18,000 raste me koronavirus. Prej tyre, 706 kanë vdekur dhe mbi 16,700 janë shëruar.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.4%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 1270
Lajme të tjera
-
Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Rektori: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë
18 Prill, 21:27
-
VIDEO/ Gol pas gjashtë sekondash, Austria dhuron spektakël në miqësore
23 Mars, 19:19
-
Arrestohen hajdutët shqiptarë në Austri! Bastisën 20 shtëpia dhe morën bizhuteri me vlerë 200 mijë euro
20 Mars, 19:22
-
Finalet e Botërorit të Skive, Lara Colturi renditet e 16-ta
16 Mars, 16:32
-
Skandal para Euro 2024, trajneri i Austrisë pezullon tre futbollistë
13 Mars, 22:28
-
Tronditet Vjena/ 3 gra gjenden të vrara me thikë në një shtëpi publike! Nënë e bijë gjenden pa shenja jete në apartament
24 Shkurt, 16:37
-
U shpall fajtor për dëshmi të rreme, gjykata në Vjenë dënon ish-kancelarin Sebastian Kurz! Njihej si një ndër kryeministrat më të rinj në botë
23 Shkurt, 21:41
-
Trafikuan 10 kg kokainë nga Austria drejt Italisë, 2 shqiptarët arrestohen sapo arrijnë në Romë! U sekuestrohen 18 mijë euro ‘cash’
15 Shkurt, 20:50
-
U ndalua në aeroportin e Mynihut se nuk deklaroi orën e tij, shitet për 294 mijë$ në ankandin për klimën në Austri
20 Janar, 10:01
-
Shkëputet nga 7 metra lartësi kablloja e teleferikut në Austri, 4 të plagosur
9 Janar, 16:16
-
Rritja e rasteve me COVID-19 rikthen mbajtjen e maskave në disa spitale në SHBA
4 Janar, 22:59
-
Kupa e Botës në Ski, Lara Colturi siguron vendin e 22-të! Synohet medalja e artë në Francë (VIDEO)
28 Dhjetor 2023, 14:47