Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë hapëse të Katedrales së Parisit, Notre-Dame.
Katedralja u rihap këtë të shtunë (07 dhjetor 2024), pas 5 vitesh pune të rëndësishme restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri që ra në prillit të 2019-ës.
Rama ishte ftuar me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron, ndërsa ka ndarë edje një video, ku shihet krah bashkëshortes së tij Linda Rama, ndërsa të pranishëm ishin edhe liderë nga e gjithë bota.
'Paris - Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë', shkruan Rama.
Nuk mbahet kapeleja brenda ne kishe dhe nuk eshte moderne te vishes si per kafe.
PërgjigjuBurrat nuk duhet të kenë kokën mbuluar brenda në kishë, gratë mund të jenë te mbuluara, ose jo. Në kohët e mëparshme duhet ta kishin kokën e mbuluar medoemos. Ndaj këtu ëdhtë ok Linda edhe pse nuk ia pëlqej atë kapele në kokë. Për veshjen jam dakord me ju, nuk më pëlqen fare si vishet!