Rikandidimi Ndrec Dedës për Bashkinë Mirditë, jep dorëheqjen kreu i PS në Rubik: Bën fushatë me njerëz me precedent penal! Vjen në punë 2 herë në javë nga 2 orë

Rikandidimi Ndrec Dedës për Bashkinë Mirditë, jep dorëheqjen kreu i PS në Rubik: Bën fushatë me njerëz me precedent penal! Vjen në punë 2 herë në javë nga 2 orë

Ndrec Dedaj dhe Pal Tushaj

Kreu i Partisë Socialiste në Rubik Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi ka qenë kundër rikandidimit të Ndrec Dedës për të tretën për Bashkinë Mirditë. Përpos se ka qenë kundër, Tushaj e akuzon për veprimtari kriminale, mosrespektim të orareve të punës, për mungesë intelekti dhe arsimimi si dhe për përfitime nga posti që ka.

‘Të nderuar miq . Ju bëj me dije se kamë dhënë dorheqjen nga pozicioni i kryetarit të partis socialiste  të njësise vendore Rrubik .

Arsyja e pare dhe kryesore që dhashë dorheqjen është rikandidimi i ndrec Dedës .disa arsyet e tjera jane:1 - zoti ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me koh të pjesëshme ,2 herë në javë me nga 2 orë .Vetem  kur ka fushate vjen me koh të plotë .

2 -Nuk përfill strukturat e P S

3 -Bën fushat me njerz me precedent penal

Bën emrime klienteliste pa marr parasysh fare partine.Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit nrec është të kesh dy emra dhe të keshë qënë të paktën një her në burg

4 -Të keshë nivel të cunguar arsimor si nreca

Të mos mbajshë mend shokët e klasës

5 - Të qeshësh sa her fol nreca

Kam dhe shum arsye të tjera që do ti them në statuset tjera.’- shkroi ai.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajde Milet: 28/03/2023 23:40

    Po ky çfarë e ka këtë shqipe të cunguar e me plot gabime. Viti 2023 kohë Migjeniane!!!! Kafshatë që s'kapërdihet është or vlla mjerimi, kafshatë që të mbetet në fyt e të zë trishtmi......mjerim arsimor, mjerim në intelekt, mjerim i thellë i mendjes.....nuk bëhhet më ky vend, në daç shkoni të votoni në daç mos është si të luash domino te parku....kot sa për të kaluar kohën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit