Në fitoren e Realit të Madridit përballë ekipit të Ajaksit në Amsterdam Arena, përvec Ronaldos, ka spikatur me lojën e tij fantazisti Rikardo Kaka. Braziliani i hedhur në formacionin e parë nga trajneri Hose Murinjo ka realizuar një paraqitje mjaft të mirë duke i dhënë më shumë gjallëri lojës së madrilenëve.
Gjatë 45' minutave të pjesës së parë, por jo vetëm, Kaka ka qenë i kudondodhur në cdo pjesë të fushës. Pas ndeshjes fantazisti ka deklaruar se po jep maksimumin në fushë për të bindur Murinjon që të aktivizohet më shumë minuta.
"Me Ajaksin zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Në aspektin personal jam i kënaqur me lojën që realizova. Kjo ishte ajo që prisja prej kohësh që të ndodhte. Jam në rrugën e duhur për të bindur Murinjon që të luaj më shumë" shprehet Kaka. Në fund nuk kishte si të mungonte edhe një koment për përballjen me Barcelonën. "Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, ata janë tetë pikë përpara, por ne nuk jemi dorëzuar" përfundon Kaka.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com