SOFJE-Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, deklaroi sot se Serbia duhet ta pranoj realitetin dhe kompromiset lidhur me Kosovën, ndërsa liderët e saj nuk duhet të jenë të burgosur të së kaluarës.
Këto komente ai i bëri në Sofje të Bullgarisë, në një tubim për integrimin e rajonit të Ballkanit.
Riker tha se “SHBA-ja dhe BE-ja kanë vizion të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian dhe se situatën në Ballkan nuk e përcaktojnë më në atë masë fuqitë e mëdha, aq sa liderët lokalë.
“Shumë gjëra varen nga vetë aktorët, ne nuk mundemi çdoherë në emër të tyre t’i zgjidhim problemet. Por, duhet të kujdesemi që porositë tona të jenë unike”, tha Filip Riker, duke e theksuar rëndësinë e kompromisit, të cilin aktorët lokalë në Ballkan nuk guxojnë ta përjetojnë si kapitullim.
Nga ana tjetër, Nikollaus Llambsdorf, nga ministria e Jashtme gjermane, tha se “kandidatëve për pranim në BE duhet t'u tregohet hapur se çka pritet nga ata dhe në këtë aspekt, ka theksuar se presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, më 14 qershor në Bruksel, duhet t’i thuhet hapur se ç’farë pritet nga ai.
Ai theksoi se Beogradi duhet t’i plotësoj marrëveshjet, pasi deri tani Beogradi nuk ishte i gatshëm për t’i plotësuar marrëveshjet.
(marrë nga europa e lirë)
(bl.ar/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com