Rikja: “Anaidi ka zemër të mirë,
por Joana e bën të keq”

Rikja: “Anaidi ka zemër të mirë, <br />por Joana e bën të keq”
Një nga banorët më të reja brenda shtëpisë së Big Brother është vajza nga Durrësi, Rikja.

Sapo ka hyrë në shtëpi, modelja bukuroshe ka zgjuar xhelozinë e vajzave të tjera, të cilat nuk kanë shumë simpati për të.

Por dhe Rikja nuk ka kursyer mendimet për banorët e tjerë.

Ajo ka diskutuar me Edberin duke dhënë përshtypjet e saj, ndërkohë që kanë sqaruar dhe një keqkuptim që kanë patur me njëri-tjetrin.

“Unë s’jam Joana”, i thotë Rikja, ndërsa mundohet ta bëjë të reflektojë rreth lojës që është munduar të bëjë Edberi me të.

Pasi ai para dy ditësh është munduar të futë në një lojë Elonën dhe Riken, duke aluduar se Rikja e pëlqen atë dhe këtë bisedë e ka konsumuar me Elonën, ku kjo e fundit ia ka treguar Rikes.

Më pas Rikja ka dhënë një mendim për Anaidin duke u shprehur se ai është i shkathët,por këtë shkathtësi e përdor në mënyrë të djallëzuar ndaj banorëve të tjerë.

Më tej Rikja ka shprehur se Anaidi është një njeri me zemër të mirë, por është Joana ajo që e bën të sillet keq në shtëpi.

Ndërsa për Shpendin dhe Ilirin ajo thotë se janë meshkuj të zgjuar.

Ndërsa për Elonën Rikja mendon se është shumë njeri pozitiv, por gjatë qëndrimit në Big Brother është shumë e tërhequr pothuajse me të gjithë dhe se nuk mendon që është e tillë jashtë Big Brother-it.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen