Rikja nga motorrat
në Itali në Big Brothe
Ajo është ndër vajzat më simpatike të futura brenda shtëpisë së Big Brother Albania 6. Madje prezenca e saj në një reality shoë bëri që vajzat konkurrente, ndër më të fortat dhe
Ajo është ndër vajzat më simpatike të futura brenda shtëpisë së Big Brother Albania 6. Madje prezenca e saj në një reality shoë bëri që vajzat konkurrente, ndër më të fortat dhe më simpatiket, Joana dhe Elena të ndienin xhelozi për banoren më të re. Vajza elegante me linja të rregullta mësohet se është nga Durrësi dhe prej shumë vitesh jeton në Milano ku dhe punon si modele. Quhet Rike Roci. Miqtë e saj të shumtë që jetojnë në Milano kanë hapur mjaft faqe në emrin e saj duke e menaxhuar dhe duke kërkuar votë për banoren më të re të spektaklit.
Mësohet se Rike ishte ftuar që të merrte pjesë edhe në edicionin e kaluar të Big Brother, por nga punët e shumta që kishte pasur, ajo e kishte refuzuar që në momentin e parë. Ndërkohë në këtë edicion nuk kishte se si të mungonte. Ajo u bë pjesë e një spektakli të tillë javën e shkuar, ku u pa vajza super seksi dhe tepër joshëse që në momentin e parë. Mësohet se Rikja jeton në Itali së bashku me nënën, vëllain dhe motrën e saj. Ajo atje punon si modele edhe pse në opinionin shqiptarë nuk është dhe aq e njohur për shkak se angazhimet si modele i ka fokusuar për momentin vetëm atje. Së bashku me lajmin ne ju zbulojmë edhe imazhe të nxehta të modeles së njohur së bashku me të dashurin e saj, italianin Luca Binatti, foto të cilat gjenden sin ë rrjetin social të tij ashtu dhe të saj.
Dyshimi i banorëve Banorët vazhdojnë me provokimet ndaj Edberit dhe Rikes ku mendojnë se ato janë të dashur. Edberi dhe Rikja, duket se po e vazhdojnë lojën e banorëve dhe nuk prononcohen fare për atë pjesë. Anaidi i këndon atyre të dyve këngë dasme. Ai bën llogaritë se Edberi i ka thënë që e dashura e tij është 24 vjeç dhe shumë gjëra po i përputhen. Banorët janë të sigurtë që ata të dy janë çift. Ndërsa Elona tanimë nuk duket aq e sigurtë sa më parë. Ajo thotë se ka shumë gjëra që mund të tregojnë që ata të dy janë çift, por ka edhe gjëra që tregojnë të kundërtën. I vetmi banor që thotë me siguri të plotë që Edberi me Riken nuk kanë asnjë lidhje bashkë, është Iliri. Ai jep opinionin e tij të prerë që ata të dy nuk janë çift.
Rikja deklaron se ka prezantuar Shqipërisë në “Miss motors 2010” Vajza e cila jeton prej 16 vjetësh në Itali ka zgjuar menjëherë kureshtjen e banorëve të tjerë, të cilët kanë filluar ta pyesin për jetën e saj. Nga ana e saj ajo nuk ka ngurruar të flaës për veten, ku është shprehur se nuk ka asgjë që e lidh me Shqipërinë pasi jeton prej 16 vjetësh në Itali. Vajza bukuroshe ka treguar për profesionin e saj si modele. “E kam përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion bukurie internacional, ku unë isha e vetmja shqiptare, ”ka thënë ajo. Një nga banoret e cila ushtron të njëjtin profesion si Rikja, njëkohësisht dhe banorja më e re brenda shtëpisë, Elena, e ka pyetur atë se përse ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë që Rikja mjaft e vendosur ka thënë se e shikon thjesht si një eksperiencë, e cila i pëlqente ta provonte, por jo si një mundësi për tu afirmuar si modele në tregun shqiptar. Këtu kam ardhur thjesht për qejf, për një eksperiencë të re”, ka theksuar Rikja.
Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
79/3
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.9%
-
Jo
43%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 2862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE KONFERENCA - Shqipëria çel negociatat për grup-kapitullin e parë! Rama: Gur themeli për rrugëtimin tonë! S'kemi plan B! Ministri Hungarez: BE duhet të përshpejtojë zgjerimim tani!
15 Tetor, 10:06
-
Skemë mashtrimi me TVSH-në me dëm 127 milionë lekë, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhër-arreste për drejtuesit e bizneseve të ndërtimit
15 Tetor, 10:00
-
Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)
15 Tetor, 09:54
-
Vrau 15 vjeçarin në Shkodër, zbardhet dëshmia në polici e autorit të mitur: E qëllova me thikën e tij pasi më goditi i pari
15 Tetor, 09:50
-
VIDEOLAJM/ Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, protesta e grave me të zeza para Apelit të Tiranës! Kërkojnë dënimin maksimal për autorët!
15 Tetor, 09:48
-
Ronaldo sulmon Juventusin duke uruar Szczęsnyn: Duhej të tërhiqeshe për të kaluar në një ekip të madh
15 Tetor, 09:40
-
Ditëlindja e Sali Berishës! i pandehur për korrupsion për dosjen 'Partizani' fryn qirinjtë e 80 vjetorit në 'arrest shtëpiak'! Kardiologu që la profesionin për politikën
15 Tetor, 09:35
-
Trafiku i emigrantëve të paligjshëm, 15 të arrestuar në Tiranë! Detajet e operacionit! EMRAT e 2 prej të arrestuarve, merrnin nga 1500 euro
15 Tetor, 09:33
-
SHBA-ja dhe Filipinet nisin stërvitje ushtarake një ditë pasi Kina rrethoi Tajvanin
15 Tetor, 09:32
-
Hapen negociatat për grup-kapitullin e parë me BE-në! Komisioneri Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri
15 Tetor, 09:26
-
'Do ishim të lumtur ta kishim Shqipërinë në BE!' Ministri i Jashtëm hungarez: Kanë bërë punë të mirë
15 Tetor, 09:20
-
Itali/ Ndjekje si në filma dhe aksident me makinën e vjedhur, arratisen 3 ‘skifterët’! Kapet shqiptari 25-vjeçar, bënin kërdinë në vjedhje banesash e biznesesh
15 Tetor, 09:19