Rikonceptim qeverisë? Bardhi: Zgjidhja është largimi i Ramës

Rikonceptim qeverisë? Bardhi: Zgjidhja është largimi i Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nuk zgjodhi të reagojë për zgjedhjet që synojnë të kthejnë Bashën në drejtimin e partisë, por komentin në rrjetet sociale, ia dedikoi mbledhjes së qeverisë në Tepelenë.

“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve. Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët”, shkruan Bardhi.

Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia. Shqiptarët kërkojnë zgjidhje.  E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.


Lajmi kryesor:

Mbledhja me kabinetin në Tepelenë, Rama: Riorganizim i procesit qeverisës! Shkarkimi Gjiknurit? S’lidhet me inceneratorët, raporti me SPAK i qartë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024