Rikonfirmohet në krye të AMF gruaja
e deputetit të PD Dashamir Shehi

Rikonfirmohet në krye të AMF gruaja<br />e deputetit të PD Dashamir Shehi
TIRANE- Kryetari i Këshillit të Ministrave Edi Rama ka propozuar që Enkeleda Shehi të emërohet sërish në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Zonja Shehi është bashkëshorte e deputetit Dashamir Shehi, deputet aktual i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike. Letra ka mbërritur tashmë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit.
 
Kuvendi duhet të miratojë propozimin që Enkeleda Shehi të mbajë pozicionin e drejtores ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas dispozitave të ligjit të ri, miratuar në muajin korrik, posti i drejtorit ekzekutiv nuk ekzistonte më parë dhe kompetencat e tij ushtroheshin nga Kryetari i Bordit Drejtues.
 
Kërkesa e ligjit të ri është adoptuar pas sugjerimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Edhe drejtori ekzekutiv, edhe nëndrejtori do të jenë anëtarë të Bordit Drejtues të AMF, ndërsa tre anëtarët e tjerë nuk do të mbajnë funksione ekzekutive. Edhe kryetari i ri i Bordit do të emërohet nga Kuvendi, por me propozim të Komisionit të Ekonomisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)