Rikonstruksion fasadave në Bulevardin e Vlorës, Leli: Një investim i munguar për qytetin

VLORË-Pas rikonstruksionit të bulevardit 'Ismail Qemali' në qytetin bregdetar të Vlorës, ka nisur një tjetër projekt pranë tij, rikonstruksioni i fasadave në të dy anët e bulevardit. Projekti me vlerë 65 milion lekë është një bashkëpunim i bashkisë së Vlorës, i financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit .

Do të ndërhyhet në 29 objekte përgjatë bulevardit, ku shumica janë ndërtesa mbi 30 vjeçare, ndërkohë në katet e para ka edhe biznese private.

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli e shikon këtë projekt si një investim të munguar për qytetin.

"Ishte një ndër ato investimet e munguara pas rikonstruksionit total të bulevardit 'Ismail Qemali', ajo që kishte ngelur ishte rikonstruksioni i fasadave. Janë rreth 29 objekte të cilat janë të përfshira në fazën e rikonstruksionit të tyre që do t'iu zëvendësohet tërësisht fasada si dhe element dekorativë të fasadës. Pas saj do të ketë rregullim të tarracave përgjatë këtij aksi kaq të rëndësishëm për qytetin", tha Dritan Leli.

Kohëzgjatja e punimeve është 6  muaj dhe sipas Lelit projekti ka marrë tashmë dhe mirëkuptimin e bizneseve të vendosura në katet e para të objekteve.

"Sigurisht që kemi pjesën e mirëkuptimit me bizneset. Tashmë kanë marrë garancinë e tyre që zhvillimi i qytetit sjell dhe zhvillimin e bizneset duke rritur dhe numrin e turistëve në qytetin e Vlorës. Gjithmonë e më tepër po gjejmë mirëkuptim", tha kryebashkiaku i Vlorës.

Qyteti i Vlorës është dhe një ndër më të vizituarit në vend nga turistët, ky projekt do t'i japë dhe një pamje më atraktive bulevardit "Ismail Qemali".

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 12/02/2020 01:18

    O mut po ça rëndësie kan ato bojrat e pallateve po shiko ça bëre me moskokçarjen dhe pasftësin tënde Flamurtarit,mitit të këtij qyteti....

    Përgjigju
  • Jani: 11/02/2020 23:19

    ORE MIRE BERE QE I RIPAROVE FASADAT,,,PO SA VENDE PUNE KE HAPUR ZOTROTE NE VLORE A KE NDONJE SHIFER,,,DHE KU I KE PUNESUAR...

    Përgjigju
  • Avduli: 11/02/2020 20:43

    Me fasadat do mburresh o kokoshurdh! Futu brenda lagjeve qe jane si geto!

    Përgjigju
  • Arlind Hoxha: 11/02/2020 20:05

    Tamam si monte karlo vetem kazinote mungojne . Ne Vlore ska me njerez te bie miu thyen koken

    Përgjigju
  • Renato Bega: 11/02/2020 17:24

    Vlora po i ngjan Monte Carlos.Bravo Dritan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës