Rikonstruksioni i Komisariateve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve (EMRAT+VENDIMI)

Rikonstruksioni i Komisariateve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve (EMRAT+VENDIMI)

Deputeti Plarent Ndreca, i pandehur nga SPAK për dosjen

Tiranë- Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj deputetit socialist Plarent Ndreca, për çështjen në të cilën SPAK pretendon se ka abuzuar me detyrën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në lidhje me tenderimet për rikonstruksionin e komisariateve.

Bashkë me ligjvënësin në dosje janë edhe 15 persona të tjerë, kryesisht zyrtarë apo ish-zyrtarë të Komisionit të Ofertave.

Në çështje janë të pandehur: Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Aida Shehi, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi.

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte depozituar kërkesën për seancë paraprake prej 25 nëntorit 2024, kur edhe u morën të pandehur për çështjen e hetuar prej vitit 2021.

Gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi sot (20 mars) kërkesën e SPAK-ut, ku akuza kryesore është shkelja e barazisë në tenderë. 

13 prej të pandehurve kanë akuzën e "shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, kurse 3 të tjerë të "falsifikimit
të dokumenteve", e kryer në bashkëpunim. 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-sekretarin e ministrisë së Brendshme Plarent Ndrecën dhe 15 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera. Akuzohen se favorizuan në fitimin e tenderit kompaninë fituese dhe biznesmenin Gjon Radovani.

Ndreca u mor i pandehur më 25 Tetor, ndërsa dosja u dorëzua në GJKKO më 25 nëntor 2024.

Lista me emrat e tw pandehurve dhe akuzat e SPAK:

1- Plarent Pjetër Ndreca i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

2- Denisa Flamur Skënderaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

3- Blendi Zoji Kovi i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

4- Lira Viktor Kolasi e akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

5- Ferdinant Jak Tarazhi i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

6- Grida Alfred Isufi e akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

7- Jonarda Kristo Qurku e akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

8- Lindita Izet Mukaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

9- Silva Marigo Dauti e akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

10- Deni Ismail Klosi i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

11- Julia Arqile Hysa (Done) e akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

12- Elora Arian Kokalari e akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

13- Aida Rexhep Shehi e akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

14- Klejdi Kujtim Meço i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal

15- Emiliano Flamur Mehmeti i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal

16- Erand Majko Rroboçi i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal.

 

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë 

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 20/03/2025 15:52

    Kurse shefi i madh thote se te tjeret vjedhin kurse ai nuk di gje..korrupsion me tonelata prej dekadash te gjithe nga PD, PS dhe gjithe tregu politik i shpifur. Kurse pisqollat mediatike fusin ndonje lek ne xhep dhe vazdhjne e punojne per padronet e tyre ne dem te interesit publik. Harrova se nuk kishte lajm per Veliaj sot si martir i demokracise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj 'Kroaci-Shqipëri-Kosovë'! Ja me kë shtet po negocion

Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj 'Kroaci-Shqipëri-Kosovë'! Ja me kë shtet po negocion