Rikonstruksioni i poliklinikës në
Peshkopi,Beqaj:600 mijë € investim

Rikonstruksioni i poliklinikës në<br />Peshkopi,Beqaj:600 mijë € investim
Një buxhet prej 600 mijë eurosh, i cili do të investohet për rehabilitimin e poliklinikës së qytetit të Peshkopisë, pritet të sjellë një shërbim më cilësor për pacientët që do ti drejtohen shërbimit parësor.
 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune që ka kryer në këtë qytet, ka folur mbi investimet që pritet të nisin përgjatë muajit të ardhshëm si në poliklinikën e qytetit, sistemin e urgjencës, ashtu edhe në qendrat shëndetësore të rrethinave. Kreu i shëndetësisë ka pohuar se me fondin prej 600 mijë eurosh do të bëhet i mundur rikonstruksioni total i poliklinikës dhe më pas faza e dytë e pajisjes me aparatura.
 
Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë që lidhet me kujdesin shëndetësor, në këtë rast është spitalor por është vijimi i sistemit të referimit nga ju tek mjeku i familjes në poliklinikë. Të hënën e ardhshme, është gara publike për rikonstruksionin e poliklinikës së spitalit të Dibrës. Janë 600 mijë euro ku parashikohet një rehabilitim me themel i Poliklinikës. Pastaj, do të shoqërohet me një tjetër mundësi, paratë janë të siguruara, me 400 mijë euro pajisje për Poliklinikën e spitalit të Dibrës,” është shprehur Beqaj.
 
Sipas kreut të shëndetësisë, “kjo do të thotë që kemi një poliklinikë shumë më të mirë dhe pastaj, hapësira që zë sot poliklinika në spital do të krijojë mundësitë që të zgjerojmë dhe shërbimin e gjinekologjisë,” ndërkohë që investimet kanë filluar edhe për rehabilitimin e qendrave shëndetësore në Maqellarë dhe Kastriot.
 
Por këtë javë, sipas ministrit Beqaj, do të nisë edhe riorganizimi i sistemit të organizimit dhe funksionimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në Bashkinë e Dibrës, ku të gjitha autoambulancat nuk do të jenë më të stacionuara vetëm pranë spitalit të qytetit, por edhe në shumë pika të tjera, në mënyrë që të shkurtohet koha e mbërritjes së urgjencës drejt spitalit.

Siç jeni njoftuar, nga java e ardhshme, edhe shërbimi i urgjencës, kalon në një nivel të ri në të gjithë Dibrën. Autoambulancat nuk do të jenë më të stacionuara vetëm në spital, por të paktën nga mëngjesi deri në darkë, do të vendosen në disa pika të territorit të bashkisë që të paktën të kursejmë kohën e vajtjes së një urgjence,” pohoi Beqaj.
 
Por, mjekët e sistemit parësor në Qarkun e Dibrës, kanë qenë edhe përfitues të çantave të urgjencës, të cilat janë të pajisura me të gjitha mjetet dhe aparaturat e nevojshme për dhënien e ndihmës së parë, por edhe përcaktimin e shpejtë të diagnozës tek pacientët. Ministri i Shëndetësisë ka pohuar se përfitues të këtij projekti kanë qenë bluzat e bardha në Fier dhe në Dibër.

Praktikisht, të gjithë mjekët në Qarkun e Dibrës ashtu sikurse në Qarkun e Fierit, pra janë rreth 240 mjekë në të dy qarqet, të cilët janë pajisur me çantat e urgjencës.  Është një çantë që ka një set pajisjesh që janë bazike, por që deri më sot na mungonin,” tha Beqaj, i cili theksoi se “kjo çantë me këto pajisje, ju ndihmon juve në radhë të parë, për të vendosur diagnoza më të plota më të sakta, por rrit prestigjin dhe besueshmërinë tuaj si mjekë, për pasojë edhe besueshmërinë tek i gjithë sistemi shëndetësor.”
 
Ministri Beqaj ka theksuar se të gjitha këto masa po merren për të ofruar një shërbim shëndetësor sa më efikas për pacientët, por edhe kushte më të mira për bluzat e bardha.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj