Rikonstruktimi i rrugës John Belushi, PD: Bashkia anuloi tenderin se u kap me presh në dorë! Veliaj: Do ta ndërtojmë me lekët e ndërmarrjes

Rikonstruktimi i rrugës John Belushi, PD: Bashkia anuloi tenderin se u kap me presh në dorë! Veliaj: Do ta ndërtojmë me lekët e ndërmarrjes

Erion Veliaj dhe Enno Bozdo

Partia Demokratike e Sali Berishës ka vijuar reagimet për rikosntruktimin e rrugës ‘John Belushi’ në Tiranë. Sipas Enno Bozdos, Erion Veliaj është tërhequr nga vjedhja e 400 milionë lekëve, pasi ka anuluar tenderin korruptiv sipas PD-së për shtrimin e rrugës John Belushi. Bozdo akuzon Veliajn se u kap me presh në dorë.

‘Ai tha se kishte anuluar tenderin korruptiv për shtrimin e rrugës John Belushi, pasi u kap, ashtu si Rozeta e shtëpive të pushtetarëve, duke vjedhur 400 milion lekë. Ndryshe nga Rozeta që pastronte shtëpitë e hajdutëve, Erioni pastron çdo ditë xhepat e qytetarëve dhe arkën e shtetit për kontot e tij dhe shpërblimet e patronazhistëve. Erion Veliaj e anuloi tenderin, jo se reflektoi si zyrtar i shtetit, por se u kap me presh në dorë. Ne duam ta trajtojmë këtë tërheqje të kryebashkiakut, jo si fitoren e parë të Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj Belind Këlliçi në garën për Tiranën, por si triumf të qytetarëve të cilëve u janë shpëtuar 400 milion lekë.’- u shpreh Bozdo.

Por kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat bën me dije se tenderi ka disa ditë që është anuluar dhe se bashkia do të ndërtojë rrugën me ndërmarrjen e vet.

‘Zonja e shpjegoi me fjalët e veta: I referohet datës 19 dhjetor. Ne sot kemi mbaruar javën e parë të janarit, jemi në 9 janar. Për të gjithë këto arsye, në 19 dhjetor, ajo që ka parë zonja, kanë qenë projektet e vitit të kaluar, ndërkohë siç ndodh rëndom, në qindra rrugë të Bashkisë, Bashkia ka edhe një ndërmarrje vetë. Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet, dhe nuk mund ta linim rrugën deri në 2-3 muaj, sa vijojnë procedurat. Zonja do ketë shumë punë këtë vit sepse ne do bëjmë qindra rrugë të tilla. Ky do jetë viti i ndërhyrjeve kapilare”, sqaroi Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët