Rikualifikimi i rrugës ‘Xhon Belushi’, Vokshi: Nisi puna pa u shpall fituesi i tenderit, bashkia po shkel ligjin, abuzon me 471 milionë lekë

Partia Demokratike ka denoncuar këtë dielë kryebashkiakun Erion Veliaj, duke theksuar se ka shkelur procedurat për tenderimin dhe nisjen e punës për rikualifikimin urban të rrugës “Xhon Belushi” në njësinë 4 në Tiranë.

Deputetja e PD Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, kanë theksuar se puna për rikualifikimin e aksit rrugor ka nisur, teksa gara për fitimin e tenderit mbyllet më 9 janar dhe më 22 janar pritej të shpallej fituesi.

Sipas Vokshit, Veliaj po shpërdoron fondin 471 mln lekë për patronazhistët, të cilët nuk lejuan as filmimin e zonës ku po zhvillohet punimi dhe janë vendosur makineritë. Për Partinë Demokratike, kjo është shenjë se Veliaj ka frikë dhe nga gara me Belind Këlliçi në 14 maj, në zgjedhjet e radhës lokale.

"Ky është një njoftim nga Bashkia Tiranë, publikuar në datën 19 dhjetor për ounimet në segmentin rrugor, për ndërtimin e rrugës Xhon Belushi dhe degëzimin e saj rruga Thoma Filipeu. Fondi limit është 471 milionë lek të taksave të qyetarëve shqiptarë. Kohëzgjatja e kontratës është 5 muaj, por afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 9 janar. Më tej shpallja e fituesit është 22 janar. Që ta bëjmë edhe më konkrete, sot është data 8 janar, ndërkohë që punimet kanë filluar 9 ditë para afatit të dorëzimit të dokumentave, dhe 22 ditë para afatit të shpalljes së fituesit të kontratës.  Pse ky nxitim i Erjon Velisë? Pse shkelet ligji? Pse shkelen procedurat? Pse shkelen afatet? Sigurish logjika të çon që nuk është thjesht një mashtrim i Erjon Velisë si ato që bën ai çdo ditë, por është një vjedhje, është korrupsion, është abuzim me me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe banorëve të Tiranës. 

Gjithashtu logjika të çon në faktin që megjithëse ai po mundohet ta mbulojë me ushtrinë e patrinazhistëve, të çon në logjikën që aty është më tej se mashtrimi. Mund të jetë një kompani e paracaktuar, siç ndodh rëndomë në çdo tender të bashkisë. 471 milionë lek që shkojnë në xhepat e një komoanie që është paracaktuar më parë nga Erjon Veliaj, një klient i tij.  Por fakti që atje ka makineri të bashkisë, ka punëtorë të Bashkisë Tiranë, atëherë punimet Erjon Veliaj po i kryen.  Pra, 471 milionë lek ku shkojnë? Nuk shkojnë gjëkundi tjetër, veçse në xhepat e Erjon Velisë, për të kaluar më tej në xhepat e atyre patronazhistëve që ishin sot për të penguar pikërisht këtë denoncim, por edhe për të penguar mediat oër të filmuat atë ç’ka po ndodhte në rrugën Xhon Belushi.

Pra, nuk është veçse një vjedhje e Erjon Velisë. Është abuzim. Është vjedhje e taksave tona. Nuk është PD kundër zhvillimit, përkundrazi ne jemi partia e cila ndërtoi 11 mijë kilometra rrugë brenda dy mandateve qeverisëse të saj. Po, ne jemi për zhvillimin, por jemi kundër abuzimit. Jemi kundër shkeljes së ligjut dhe do vazhdojmë, pavarësisht përpjekjeve të Erjon Velisë i cili tashmë duket shumë i trembur nga rivali i tij, Belind Këlliçi, nga kandidati i opozitës për kryetar bashkie. Është i trembur nga denoncimet", tha Vokshi. 

Vokshi dhe Strazimri nuk e zhvilluan dot deklaratën në rrugën ‘Xhon Belushi’, pasi banorët nuk i lejuan, duke i akuzuar ata për bllokim të punëve të qytetit. Ndërkohë, Vokshi tha se kjo ishte e planifikuar nga Veliaj me synim që të fshehë abuzimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
VIDEO/ Banorët përzënë Strazimirin dhe Vokshin nga rruga ‘Xhon Belushi’: Ikni, ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë

Partia Demokratike kishte lajmëruar sot një deklaratë për të denoncuar punimet në rrugën “Xhon Belushi” në njësinë numër 4 në Tiranë. Por, deputetja Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri nuk e zhvilluan dot aty deklaratën pasi banorët nuk i lejuan, duke i akuzuar ata për bllokim të punëve të qytetit.

“Ikni, lëreni bashkinë të na bëjë rrugën. Ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë”, janë shprehur banorët.

Më pas, deklaratën e mbajtën para bashkisë së Tiranës, ndërsa Vokshi tha se Veliaj i kishte nxjerrë patronazhistët për t’i përzënë për të fshehur abuzimet.

"Nuk e bën dot atje ku e kishim planifikuar për shkak të angazhimit të ushtrisë së patronazhistëve të Erion Veliajt, që i them t’i tërheqë urgjentisht. Çfarë nuk donte Erion Veliaj të shihnin qytetarët e Tiranës, vjedhjen skandaloze. Erion Veliaj është kapur në flagrancë, ndaj drejtësia duhej të kishte reaguar që në momentin kur kandidati i Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi e denoncoi dy ditë më parë", tha Vokshi. 

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhon: 08/01/2023 17:53

    Keta qelbesirat e PDh kundeshtojne cdo pune qe ben bashkia.

    Përgjigju
  • Njesia 4: 08/01/2023 16:05

    E kosh te plerave Vokshi e Strazimiri

    Përgjigju
  • Jeni hajna vet: 08/01/2023 16:00

    Ktynebu vret syte cdo gja qi banet n'Tiran.

    Përgjigju
  • Ddd: 08/01/2023 15:48

    BRAVOOOO BANOREVE .

    Përgjigju
  • Ardi: 08/01/2023 14:35

    Plehrat mir jua kan ber banoret tani u kujtuan dhe kjo baxhella sy topja

    Përgjigju
    • Gerdeci: 08/01/2023 15:26

      Do e marrin pergjigjen e merituar te gjitha plehrat qe i shkojne e u lepihen Salehvrasesit dhe Metsigurimsit terrorist.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër