Një tjetër reagim vjen edhe ditën e sotme nga Partia Demokratike e Sali Berishës lidhur me rikosntruktimin e rrugës ‘John Belushi’ në Tiranë.
Sipas Klevis Balliut, Bashkia e Tiranës nuk ka publikuar ende në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik anulimin e tenderit në “Rrugës John Belushi” dhe se kjo është një provë që SPAK të nisë hetimet ndaj kësaj çështjeje.
“Një provë dhe fakt tjetër që provon fiktivitetin është se Bashkia e “lavatriçes”, akoma nuk ka anuluar tenderin e mbikëqyrjes se punimeve te kësaj rruge. Nëse është bërë anulimi i zbatimit të punimeve, sikurse pretendon “lavatriçja”, përpara më shume se një jave, si ka mundësi që vazhdon edhe sot të jetë në fuqi tenderi i supervizimit?
Përse nuk janë publikuar anulimet respektive, si për zbatimin ashtu edhe mbikqyrjen e punimeve të rruges Xhon Belushi, në Buletinin e Njoftimeve Publike te APP-se? Ja ku e ka provën SPAK: mjafton t’i dërgojë një kërkesë për konfirmim Agjencisë së Prokurimit Publik duke e pyetur se në çfarë date është bërë anulimi i tenderit të mësipërm.”, tha Balliu.
Kujtojmë se Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se tenderi për rikonstruktimin e rrugës ka disa ditë që është anuluar dhe se bashkia do të ndërtojë rrugën me ndërmarrjen e vet.
Ka ngel politika që të bëhet nga kriçi fari pallës. Ky krriç është aq i zgjuar që se ka shokun për kriç.
Përgjigju