Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor në Elbasan ofron tashmë kushte shumë më të mira shërbimi për qytetarët, falë rikonstruksionit të ambienteve të saj, përmes një investimi në vlerën e 40 milionë lekëve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Prefekti i qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka inspektuar ambientet e rikonstruktuara.
Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë nga Drejtoritë Rajonale të Transportit Rrugor por edhe iniciativat që po ndërmerren sa i takon rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
“Sot jemi në një drejtori totalisht të rinovuar dhe rikonstruktuar këtu në Elbasan, dhe besoj që është një nga drejtoritë model. Cilësia e shërbimit është padyshim përmirësuar, por edhe kushtet në të cilat ne ofrojmë shërbimin janë përmirësuar ndjeshëm. Unë dua të përgëzoj të gjithë ekipin për punën që ka bërë dhe sigurisht edhe zotin Gonxhe për iniciativat e reja që po ndërmerr për rritjen e cilësisë së shërbimit”, u shpreh Balluku.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, njoftoi se së shpejti në qytetin e Gramshit do të hapet një tjetër zyrë në mënyrë që qytetarët t’i marrin shërbimet më pranë vendbanimit të tyre.
“Një nga risitë që duhet të përmendim dhe që është më pranë Elbasanit është çelja e zyrës së re në Gramsh. Pas pak ditësh do të kemi një shërbim të ri atje që lehtëson shumë qytetarët e Gramshit dhe u kursen atyre kohë dhe para, që më parë i shpenzonin për të ardhur deri në Elbasan”, deklaroi Gonxhe.
Për Prefektin e Elbasanit, GledianLlatja, shërbimi ndaj qytetarëve është kryesori. “Për ne shërbimi ndaj qytetarëve është kryesori dhe absolutisht që do ta shtrimë në çdo institucion. Kjo kuptohet që duhet të ndërthuret me uljen e kostove dhe me përmirësimin e shërbimeve”, ka theksuar Llatja.
DRSHTRR Elbasan ofron kushte më optimale pune për 38 punonjësit e saj, duke garantuar shërbim cilësor për rreth 500 qytetarë, që paraqiten mesatarisht çdo ditë pranë kësaj zyre.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balluku live me Agron Shehajn në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg (VIDEO)
19 Dhjetor, 13:51
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor, 11:17
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor, 10:25
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
9 Dhjetor, 15:29
-
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
2 Dhjetor, 11:44