Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qenë e pranishme në kopshtin e Selishtës, që i është nënshtruar së fundmi rikonstruksionit.
Xhaçka ka parë nga afër punën e bërë për përmirësimin e kushteve të kopshtit dhe vlerësoi punën dhe bujarinë e efektivëve të Policisë Ushtarake. Ajo cilësoi se rikonstruktimi i kopshtit është bërë i mundur nga kursimet dhe puna e tyre e mrekullueshme.
Dua të falenderoj nga zemra efektivët tanë të Policisë Ushtarake për këtë dhuratë shumë domethënëse që u kanë bërë këtyre fëmijëve këtu në kopshtin e Selishtës. Përmes kursimeve të tyre, përmes dhuratave të tyre, kemi mundur që të riparojmë kopshtin dhe t’u krijojmë një ambient shumë më të përshtatshëm për të ndenjur, për të mësuar edhe dua ta theksoj që siç e kemi thënë në fakt edhe në raste të tjera që, ushtarakët tanë e kanë kuletën e vogël por e kanë zemrën shumë të madhe.
Dhe është ajo zemra e madhe që na ka sjellë sot këtu për të ndihmuar këta fëmijë dhe për të festuar me ta festën e fundvitit, duke ju uruar atyre dhe familjeve të tyre një vit sa më të mbarë me shëndet, me mbarësi edhe me gjithë ç'ju do zemra këtyre fëmijëve të mrekullueshëm. Kështu që shumë faleminderit efektivëve tanë të Policisë Ushtarake, vërtet kanë bërë një punë të mrekullueshme.
Olta Xhaçka, Ministrja e Mbrojtjes
Veç rikonstruksionit të kopshtit, i cili zgjati rreth 1 muaj, efektivët e Policisë Ushtarake shpërndanë për fëmijët pako të veçanta me lodra dhe veshje, si dhurata për Vitin e Ri.
Fëmijët e njësisë administrative Selishtë do të mësojnë tanimë në një ambient më komod, më të ngrohtë dhe të pajisur me mjetet, librat dhe lodrat e duhura.

Ministrja Xhacka me efektivët e Policisë Ushtarake, në kopshtin e Selishtës
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministeriali në Bruksel, ministri Vengu takime me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, sekretarin e Përgjithshëm të NATO dhe homologët: Vëmendje strategjike në rajon
14 Shkurt, 10:51
-
Vengu merr pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: Shqipëria, fondet e shtuara për mbrojtjen do i fokusojmë në ringjalljen e industrisë ushtarake
13 Shkurt, 18:02
-
Kuvend/ Berisha bëhet ‘lëmsh’, i duket Gjylameti si Xhaçka! Burri i Blerinës s’u thirr kurrë në SPAK! Replikon deputetja e PS-së: Më shkarkove nënën e babain nga puna në një ditë
13 Shkurt, 12:48
-
Shkarkimi i Dorian Tolës si zëvendësministër i Mbrojtjes, emërohet Blerina Abrazhda
12 Shkurt, 19:53
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Ministria e Mbrojtjes çel garën për kursin e Oficerit të Forcës Detare
28 Janar, 13:42
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake
10 Janar, 18:15
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41