Rikonstruktohet shkolla “Dëshmorët e Lirisë”, Veliaj: Gati për 17 shtatorin, do ndërtojmë dhe 3 objekte të reja

Viti i ri shkollor që nis më 17 shtator do ta gjejë shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Njësinë 5, tërësisht të rinovuar dhe me mjedise dinjitoze për artistët e vegjël. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve për rikonstruksionin e shkollës, kurse kryebashkiaku Erion Veliaj tha se të gjitha shkollat në të cilat po punohet në Tiranë do jenë gati të hapin dyert në nisjen e vitit shkollor.

Kemi premtuar se çdo shkollë ku po punojmë do të jetë gati, ndaj skuadrat po punojnë deri në 17 shtator. Jemi në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, ku ka ende pak punë për të mbyllur terrenin sportiv, ndërkohë që ka mbaruar auditori, kanë mbaruar punimet e brendshme, banjot e reja, veshja me kapotë, të gjitha klasat, plus klasa parashkollore, e cila do të jetë e pranishme në shumicën e shkollave të Tiranës, si një klasë më vete që parapërgatit fëmijët që do të nisin klasën e parë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai u shpreh se krahas investimeve që po kryhen këtë vit, Njësia 5 do të përfitojë edhe nga ndërtimi i 3 shkollave të reja.

Kjo shkollë, si shumë shkolla të Njësisë 5, kanë përballuar një “tsunami” të vërtetë demografik. Pra, popullsi që rritet, kryesisht çifte të reja, që vijnë e lakmojnë zonën e Njësisë 5, por Njësia 5 sot është me të drejtë qyteti i dytë në Shqipëri, pas Tiranës; do të thotë që, edhe nevojat janë rritur, ndaj po bëjmë dy veprime: së pari, rregullim total të të gjitha shkollave ekzistuese dhe më pas do të ndërtojmë 3 shkolla të reja. E para do të jetë tek Parku Olimpik, për të shfryrë një pjesë të mirë që vjen nga zona e Kopshtit Zoologjik, Kopshtit Botanik dhe Liqenit të Thatë. Pra, lirojmë shkollat “At Zef Pllumbi”, “Dëshmorët e Lirisë”, “Petro Nini Luarasi”, që secili të ketë një shkollë brenda një rreze ku edhe fëmijët mund të ecin, pra 500-1000 metra, çka do e bënte shumë më normal procesin mësimor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të Tiranës që të respektojnë kuotat dhe të mos bëjnë regjistrime të nxënësve që vijnë nga zona të tjera, duke theksuar se tashmë të gjitha shkollat ofrojnë kushte dhe standarde mësimdhënie të njëjta.

Ftesa jonë për drejtorët ka qenë: Respektoni maksimalisht kuotat! Duke pasur dëshirë për të mbushur shkollën dhe për të bërë ndonjë nder të vogël, me mbingarkesë, në fakt e rrënojnë cilësinë e arsimit për gjithë të tjerët. Duhet ta kemi të gjithë parasysh këtë dhe ta respektojmë si rregull të Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë Arsimore.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai u shpreh se me ndërtimet e shkollave të reja që do të hapen këtë vit, por edhe me shtimin e klasave në një sërë shkollash të tjera ekzistuese, për disa zona të Tiranës eliminohet mësimi me dy turne.

Fatmirësisht, po mbarojmë disa shkolla të reja: hapet shkolla “Kosova”, që bën një shfryrje tjetër, hapet shumë shpejt shkolla “Servete Maçi”, dhe më vjen mirë që për herë të parë shkollat e muzikës si “Dëshmorët e Lirisë” kanë edhe sallat e tyre koncertore të një niveli dinjitoz, me ajër të kondicionuar dhe akustikën e nevojshme. Nuk e di a do dalin këtu Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho të ardhshëm, por secili duhet të ketë shansin ta provojë dhe besoj që duke krijuar kushtet, u kemi dhënë të gjithëve një shans të barabartë të provojnë të jenë yjet e ardhshëm të Shqipërisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që ka treguar ndaj Njësisë 5 dhe shtoi se investimi te shkollat është investim për të nesërmen.

Rikonstruksioni i shkollës është një moment thelbësor, jo vetëm për nxënësit që do të studiojnë këtu, por edhe për komunitetin, sjell një ndryshim të cilësisë së jetës. Një Tiranë europiane nuk mund të funksionojë thjesht duke rikonstruktuar qendrën, por ka filluar nga rikonstruksioni i çerdheve, i kopshteve, tani edhe i shkollave ekzistuese. Është një shtator i cili do të vijë i gëzueshëm, jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit, të cilët duan të dinë se si do të jenë kushtet e fëmijëve. Ajo që është sot këtu, është fakti se fëmijët do të gjejnë në këtë shkollë kushte si asnjëherë më parë dhe mendoj se prindërit.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat