Rikonstruktohet shkolla “Dora d’Istria”, Veliaj: Nuk paska kënaqësi më të madhe se të transformosh shkollën

Rikonstruktohet shkolla “Dora d’Istria”, Veliaj: Nuk paska kënaqësi më të madhe se të transformosh shkollën

Shkolla “Dora d’Istria”

Këtë shtator nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dora d’Istria” do të kenë një ambient krejtësisht të ri. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar ambientet e kësaj shkolle dhe ka shtuar sipërfaqen e ambienteve të reja që pritet të sjellë dhe ulje të numrit të nxënësve nëpër klasa duke rritur edhe cilësinë në mësimdhënie.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në twitter ka publikuar disa nga fotot e transformimit rrënjësor që ka pësuar shkolla “Dora d’Istria”, institucion në të cilin ka studiuar ai vetë dhe dy ministret, ajo e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

“Ej @xhacka_olta & @GManastirliu - shiheni pak ish-shkollen tone 20 Vjetori - sot Dora D’Istria!  Nuk paska kenaqesi me te madhe se te transformosh shkollen ku jemi rritur vete! Ish nxenes ne @BashkiaTirane & @AlbGov bashke per Tiranen qe duam”, shkruan Veliaj.

Ora 18:52
Rikonstruktohet shkolla “Dora d’Istria”, Veliaj: Nuk paska kënaqësi më të madhe se të transformosh shkollën
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

    2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake